Canalblog Tous les blogs
Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Publicité
Newsletter
Publicité
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
4 septembre 2007

1 Shtatori në Francë

1 Shtatori në Francë
Në fakt sot ishte një shatori. Një shtatori në kuptimin se filloi shkolla. Në fakt më duket gjithmonë çudi që këtu një shtatori mund te jetë një ditë në gusht apo në shtator me një numër të ndryshëm nga një. Nejse nuk është e rëndësishme. Ajo që doja...
Publicité
3 septembre 2007

Thirrje për pjesmarrje në një konferencë mbi Kadarenë

Thirrje për pjesmarrje në një konferencë mbi Kadarenë
Qëndra shkencore në letërsi dhe poezi krahasuese përmbledh profesorë, kërkues dhe doktorë nga disiplina të ndryshme, francezë apo të huaj, që studiojnë letërsinë nën një këndvështrim krahasues në lidhje me epokën, kulturën etj. Kjo qëndër organizon një...
30 août 2007

Frutat

Frutat
Në këtë fund gushti është e pamundur të mos mendosh për frutat. Është e vërtetë që këtu, si në çdo vend « kapitalist » mund të gjesh të gjitha llojet e frutave, gjatë gjithë vitit, veç, vetëm kur është stina ato janë më të mira dhe sigurisht më të lira....
28 août 2007

Letrat Internacionale

Letrat Internacionale
Kam ca kohë që dua të flas për këtë gazetë/revistë franceze. Gazeta me titullin që mund të përkthehej « Letrat Internacionale » botohet çdo javë dhe është një përmbledhje artikujsh nga shtypi ndërkombëtar mbi temat më të rëndësishme të trajtuara gjatë...
22 novembre 2006

Moti në Paris

Moti në Paris
Nuk mund të themi që e duam tamam një qytet nëse nuk e pranojme bashkë me të këqiat. Për mua, nëse duhet ta kritikoj Parisin, është për klimën e tij. Këtu, shumë shpesh koha është gri, sidomos gjatë week-endeve. Kur bie shi, dhe bie shpesh, sidomos kur...
Publicité
31 août 2007

Festat e Blogostanit

Festat e Blogostanit
Sot është festa e blogut dhe ju ftoj të gjithëve të flisni për të paktën pesë blogje që keni zbuluar këtë vit. Unë nuk do të flasë për ata shqiptar, të cilëve ju kam dedikuar një blog, por do prezantoj disa në frëngjisht ashtu siç bëra dhe vjet në fakt....
20 juillet 2007

Biografi

Biografi
Fjalë që secili nga ne e njeh shumë mirë. Me kujtohet ku duhet të bëja biografinë time për të kandidatuar për në universitet. Asnjë histori të dalluar në familjen time. Edhe gjyshi i shkreti, la vetëm këmbën jo kokën në luftë. Më bënë të mendoja mbi biografinëa...
20 août 2007

Leximet në pushime

Leximet në pushime
Këtë verë vendosa të përmirësoj anglishten time ndaj mora këtë librin me vete në pushime. Përmbajtja : Richard, jeton vetëm dhe tashti që nuk ka më nevojë të punojë, dita e tij është e organizuar rreth sportit, dieticienes, pastrueses, kompjuterit dhe...
20 septembre 2007

Pasazhi VERO - DODAT

Pasazhi VERO - DODAT
Një pasazh të ri që kam zbuluar këto kohët e fundit. Nuk e di nëse fotografitë janë të arrira veç pasazhi ishte i mrekullueshëm. I restauruar më 1980 ky pasazh e ka fillimin më 1823 dhe ka zëvendësuae pallatin e ndërtuar rreth vitit 1600 të një markizi...
28 février 2007

Marionetat dhe objekte te tjera arti

Marionetat dhe objekte te tjera arti
Duke bredhur, nuk rezistova dot të bëja fotografi në këtë dyqan. Dyqan i vogël që sapo u gjendem katër veta brënda, dy duhet të dëlnin. Me pamje ekspozitë, depo, shpellë me personazhe fantastike të varura në tavan, në fakt është një dyqan që shet marioneta....
17 juillet 2007

Ndihmë konkrete për atdheun

Ndihmë konkrete për atdheun
Atdheu atdheu, të gjithë në gjithshka që shkruajmë i referohemi vetëm atij. Qëllimi, të paktën i imi, është jo vetëm të tregoj lidhjen e fortë që kam me të po gjithashtu të ndihmoj bashkëatdhetarët duke i informuar ose duke diskutuar me ta. Deri këtu...
3 août 2007

Ekspozitë e një artisteje Shqiptare në Paris

Ekspozitë e një artisteje Shqiptare në Paris
Gjeta sot në mesazhet e mia këtë lajmërim mbi hapjen e një ekspozite vetiake të piktores Afeida Meta në një Galeri në Paris. Kërkova një çik mbi artisten në internet dhe nuk gjeta gjë (në një forum vetëm përmëndej kjo ekspozitë). Kush kalon nga Parisi...
26 juillet 2007

Një vakt në Francë

Një vakt në Francë
Herët e para kur vija në Francë për punë, isha shpesh e ftuar në shtëpitë e kolegëve të mi francezë për të ndarë një vakt bashkë, zakonisht në mbrëmje. Darkat kaloni me biseda të gjata, të vështirësuara nga anglishtja e keqe e tyre dhe nga frëngjishtja...
27 juin 2007

Shoping dhe kuzhinë

Shoping dhe kuzhinë
Sanduiçi në France është një gjysëm bagete, ajo buka karakteristike e gjatë në sqetullën e personazhit francez me beretën në koke që shfaqet në një kënd të një filmi amerikan që trajton temën e luftës së Dytë Botërore në Francë, e lyer me gjalp ose majoneze...
4 juillet 2007

American Darling - Russell BANKS

American Darling - Russell BANKS
Përmbajtja: libri, në plan të parë tregon historisë e jetës së një amerikaneje të bardhë, të lindur në një familje të pasur, anti imperialiste, në ilegalitet për aktivitetin e saj revolucionar, refugjate politike në Liberi , gruaja dhe nëna e fëmijëve...
30 octobre 2007

Opera në Paris

Opera në Paris
Në Paris Opera është një institucion. Nuk kam nevojë të them sa e rëndësishme është për artistët internacional të iterpretojnë në skenën operistike parizjane. Po shkruaj këto fjalë dhe me thënë të drejtën Parisi me duket edhe mua si një qytet i largët...
16 février 2007

Kuzhina e Gjyshes

Kuzhina e Gjyshes
Blogu me recetat e gjysheve, është gati. Faleminderit autores dhe secili duhet të sjelli kontributin e tij. E them këtë për të motivuar veten se shpresoj të shfrytëzoj këtë blog për plot gjera të mira veç nuk jam shumë gatimtare. Megjithatë me rastin...
22 juin 2007

Klima, pjesa më e vështirë në procesin e adaptimit

Klima, pjesa më e vështirë në procesin e adaptimit
Nuk e di nëse jam nën influencën e komenteve të fundit në këtë blog apo autosugjestionohem vetë me temën e fundit të hapur nga unë veç do shaj një çik Parisin. Më saktë klimën në këtë qytet që mes nesh ngelet gjithmonë i bukur. Mora vesh që në atdhe temperaturat...
3 octobre 2007

Kafka në breg - Haruki MURAKAMI

Kafka në breg - Haruki MURAKAMI
Përshkrimi i shtëpisë botuese : Kafka Tamura për 15-vjetorin, arratiset nga shtëpia e tij në Tokio për të shpëtuar ngë një profeci e tmerrshme e bërë prej babait të tij. Në ekstremin tjeter të ishujve të Japonisë, Nakata, një i moshuar që ka humbur memorjen,...
27 février 2007

Si të jemi të pastër

Si të jemi të pastër
Ne pastrojmë për ju. Ju kooperoni. ... Ose ne ju dënojmë (gjoba shkon deri në 180 euro që përfaqëson afërsisht 15% të një rroge në Francë). Rrugët në Paris janë relativisht të pastra (hiq jashqitjen e qenve, por për këtë do të flasë një ditë tjetër)....
18 juillet 2007

Një blog që rekomandoj.

Një blog që rekomandoj.
Zakonisht nuk përzjej këtë blogun tim personal me blogun e blogjeve shqip veç sot po bëj përjashtim. Po ju sjell këtu pothuajse të njëjtën notë: Blogun, Peizazhe të fjalës - ose natyra jo aq të qeta, e zbulova me ndihmen e selfmaderadio-s dhe gjëja e...
17 juin 2007

Album me fotografi

Album me fotografi
Dje fola per punimet ne qender te Parisit dhe sot kur doja te vendosja fotografite kishte shume per t'i vene ne nje note dhe nga ana tjeter nuk arrija ke te zgjidhja per te dhene atmosferen e ketij aktiviteti. Atehere vendosa te shfrytezoja Canalblog...
22 juillet 2007

IKEA

IKEA
Kam folur pak para ca kohesh mbi fundjavën normale na Francë. Pra sepse është normale, unë banoj në Francë dhe jam gati franceze (të paktën në letra), isha një të djelë para ca kohësh tek IKEA. E di që kjo nuk ndodh vetëm këtu se të tjerë kanë folur mbi...
16 juin 2007

Sheshi i Bashkise

Sheshi i Bashkise
Ky është sheshi i Bashkiësë së Parisit. Ndërtesa dhe sheshi para saj janë vërtet shumë të bukur për më shumë që nuk ka makina për të bezdisur kalimtarët. Nga ana tjetër sheshi është sistematikisht i zëne me aktivitete artistike, komerciale, fushata sensibilizime...
11 juillet 2007

Përgatitjet e festës së madhe

Përgatitjet e festës së madhe
Këtë fotografi e mora këto ditë. Ndryshimi nga një fotografi e vjetër e marrë pothuajse në të njëjtin vend, është se uniformat, janë ato të festës që po afron. 14 Korriku është festa kombëtare në France. Për më shumë histori në frëngjisht, këtu. Për realitetin,...
Publicité
<< < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 20 > >>