Rugby
Ishte kampionati ndërkombëtar. Një blog nga Franca e kishte përmëndur dhe me thënë të drejtën isha aq e çuditur dhe e njoh aq pak këtë sport ndaj nuk fola. P.sh. Disa rregulla:
Për të avancuar topin, atë gjënë që quhet top, duhet të vraposh me të në dorë.
Për ta pasuar, mund t'ja pasosh vetëm një tjetri qe është mbrapa teje, gjithmone për të avancuar
Topi mund të avancohet në një mënyrë tjeter, me këmbë si në futboll, dhe kesaj here hidhet përpara (veç duhet të ketë dikë të të njëjtit ekip të cilët sipas rregullit 2 presin nga mbrapa) .
Nese nje kundeshtar të sulet për të të rrëmbyer topin - shty, shtyp, rrëzo, qëllo (mbase jo kjo e fundit) dhe pastaj të dy ekipet, secili kapen për shpatullash dhe duhet te shtyjne njeri - tjetrin. Duke mos prekur topin, duhet ta nxjerin nga ana e ekipit të tyre.
Goli, apo pikët fitohet nëse topi vendoset me dorë mbas linjës së fundit të kundërshtarit. Me rremujën sipër, kuptohet sa është e vështirë!
Nejse, po ta mendoje thellë, nuk është se futbolli është më i thjeshtë apo llogjik. Munda të shikoja në fund të fundit ca ndeshje dhe nuk ishte keq. Pra po e mbyll kete javë me këtë fund kampionati.
