Canalblog Tous les blogs
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Publicité
Newsletter
Publicité
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
21 février 2008

Braktisje në mes të rrugës

51KEZ70F60L__SS500_E kisha fjalën për librin e filluar para ca kohësh, dhuratë ditëlindje dhe për më shumë rekomanduar nga një bashkblogues.

Në fillimet e leximeve të mia, në adoleshencë e hershme, dhe ju siguroj që nuk është mburrje vazhdimi do ta tregojë, lexoja librat shumë shpejt, prapë nuk po mburrem ju siguroj. Në thelb më interesonte historia qe tregonte librin, akoma më shumë kur kishte një intrigë dashurie. E pohoj që më ka ndodhur edhe t’a lexoj nga fundi librin a posa filluar nga fillimi. Dhe kjo për vite me rradhë. Pastaj një ditë rash rastësisht në një libër voluminoz, pa kapak (grisur, trajtuar keq apo të tjera si këto), pra mos më kërkoni autorin. Historia zhvillohej në Rusinë Sovjetike dhe heroi qarkullonte në një konvikt ushtarak. Ky i fundit për të kalitur vullnetin lexonte pa hile librat nga më të vështira dhe pak interesante që gjente. Nuk e di nëse isha rritur pak tashmë apo personazhi më bëri me turp apo libri duke mos pasur fund, gjithmonë faqet e grisura, nuk më lejonte të injoroja faqet e tij pa fund të mërzitshme, vendosa edhe unë të mos lë më libër pa lexuar deri në fund. Në përgjithësi e kam bjatur fjalën veç tashti që kam plot libra dhe autorë për të zbuluar po e lëshoj vetën rishtazi.

Nejse, për të folur seriozisht, par lënia në mes e librit të parë për këtë vit. Nëse dikush tjetër që njeh autorin më këshillon një tjetër të tij, jam gati të ritestoj. Pse e lashë ? Nuk arrija të hyja në histori. Ndodh edhe kështu.

Publicité
Commentaires
D
Miredita Tena. U be ca kohe pa kalur ketej...shpreosj te jesh mire...

Atehere: nuk me habit shume nderprerja e ketij libri. Duhet te them qe edhe une vete, qe e vleresoj shume P.I.T kam pasur disa veshtirsi ne lexim.

Pak a shume kjo vjen sepse ky liber eshte mjaft i komplikuar dhe duhet t'ja kesh marre pak doren shkrimtarit, qe une adhuroj.

P.I.T. qe adhuroj eshte ai "hetuesi" me personazhin e tij Hector Belascoarin, te cilin e kam kopjuar shume dhe keq ne romanin tim. Sinqerisht do me vinte keq nese nuk i jep edhe njme shans tjeter, dhe do te te keshilloja nje nga keta libri ku protagonisti eshte hetuesi i mesiperm. Biles, ne mos gaboj, te kam thene edhe qe " lere librin tim pa lexuar se seshte ndonje gje e madhe, po lexo Taibon", apo diçka te afert.

Keta jane librat. Ndoshta Fantazma e Zapates s'do ishte keq per te filluar. Nuk arrita ti gjej ne frengjisht!

Qualche nuvola, Metrolibri 1992, Granata Press 1995, Marco Tropea 1998
Stessa città stessa pioggia, Granata Press 1994, Marco Tropea 2003
Come la vita, Donzelli 1994, Net 2004
Giorni di battaglia, Marco Tropea 1998, Marco Tropea 2004
Il fantasma di Zapata, Marco Tropea 1998, Marco Tropea 2004
Niente lieto fine, Marco Tropea 2001

Personalisht pastaj, e kam shume te veshtire te le ne mes nje film apo nje liber, edhe nese nuk me pelqen. Besimi im tek autori eshte aq i madh, saqe them me vete qe nga nje faqe ne tjetren do beje diçka te jashtezakonshme qe do me beje te nderroj ide. Kjo, ne fakt, ndodh shume rralle.

Te pershendes per momentin.

Gjithe te mirat.

Darien
B
Oh Tena, une kam tre libra qe i kam nisur me kohe dhe se di c'me ka gjetur, spo i mbaroj qe spo i mbaroj dot. Me vjen vertet keq si per librat dhe per autorin qe i ka shkruajtur, sepse sado qe me ngre interesin ne nje moment, perseri gjendem e hallakatur sa here qe filloj te lexoj faqet e librit. Po ha inat me veten sepse dua ti mbaroj sa me pare dhe te nis te lexoj libra te rinj. Turp!
T
ados, librin e hoqa qafe tashme dhe nese ke libra per te keshilluar, me gjithe qejf sinqerisht.

N.Ago. thriler eshte nje dege ne krijimin letrar siç ka plote te tjera dhe te siguroj qe ka libra/shkrimtare te mire ashtu si dhe sh te dobet.

Kur flet per realitetin, diskutimi zgjatet dhe zgjerohet dhe ne fund te fundit mendoj qe shyqyr qe jane librat.
N
Nuk më entusiazmojnë thriler-at!
Vetë përditshmëria, është një...thriler më vete!:)
A
Dmth, kerkon rekomandim per ndonjen liber tjeter, thjesht per te "hequr qafe ne menyre kulturore" librin e pambaruar...Nese eshte kjo ajo qe une kuptoj, atehere me ke lene me goje hapur..Megjithate, me pelqen ciltersia ne kete mes!!!
Publicité