14 mars 2007

Eleminimi i kafshëve të bezdisshme !

Një nga karakteristikat që më pëlqen në Paris është që mund të gjesh lloj loj dyqanesh. Mendoni diçka dhe është e sigurt që duhet të ekzistojë një dyqan në një cep të Parisit. Shembuj do më thoni ju. Për të blerë sfungjer p.sh. ose kopsa nga të gjitha llojet, modele për të qëndisur (nuk është fare moda këtu). Ky dyqani që shikoni në fotografi, është një nga dyqanet e para me produkte të rralla që kam ndeshur në kryeqytetin francez kur vija akoma për punë. Dyqani ndodhet në qëndër të Parisit dhe sa herë që kaloj mundohem të mos ta... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:08 - - Commentaires [12] - Permalien [#]

07 février 2007

Muzeu i Arkivave të Parisit.

Marais (mare) është një nga lagjet e vjetra të Parisit. Është një vend afër punës time dhe unë bredh shpesh. Këtu rrugët janë të ngushta dhe ndërtesat e vjetra, veç mund të ndheshësh gjithashtu këtë pallat. Bëhet fjalë për Arkivat e vjetra të Parisit, sot muzeu I arkivave dhe mund të vizitohet (oraret). Pallati (quhet l’Hôtel Soubise –subiz) I ndërtuar rreth viteve 1380, ka marrë pamjen e sotme gjatë viteve 1700. Thashethemet janë që punimet e transformimit, shumë të shtrenjta, janë paguar nga Mbreti I famshëm Luis XIV, si shpërblim I... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:09 - - Commentaires [12] - Permalien [#]
29 janvier 2007

Bën ftohtë, zero gradë veç qielli është i mrekullueshëm

Posté par tetena à 23:27 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
18 décembre 2006

Dekorimi për festat

Ne kete fund viti në përgjithësi dyqanet konkurojnë mbi dekorimin duke ofruar sidomos vitrina për fëmijët. Ky duqan lluksi i quajtur "Le Bon Marché", ne shqip cmime te leverdishme, këtë vit ka krijuar vitrina "moderne" ! Nejse kush viziton Parisin duhet vërtet të bej një xhiro për të parë këtë dyqan shumë shik. 
Posté par tetena à 22:45 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
11 décembre 2006

Mëngjes në Paris

Posté par tetena à 22:23 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
04 décembre 2006

Vjeshta ne Paris

I ngjan tashme me shume dimrit kjo vjeshte. Fotografi te mara ne nje park shume te bukur ne rrethinat e Parisit i quajtur "Le parc de Sceaux". Park shume i njohur dhe per ta vizituar : Stacioni i RER Sceaux me linjen B drejtimi Robinson.
Posté par tetena à 23:03 - - Commentaires [2] - Permalien [#]

02 décembre 2006

Ne rruget e Parisit

Kjo fotografi eshte marre ne ate qe quhet 6eme arrondisement ne Paris. Eshte nje nga lagjet me te gjelbera te para nga qielli, vetem per te pare lulishtet ne brendesi te pallateve, duhet te shtysh portat te cilat jane te ruajtura nga nje kod elektronik ose nga nje roje. Nga kjo dere, kam pershtypjen qe oborre dhe kopshte pa fund fshihen nga syri une.
Posté par tetena à 07:53 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
30 novembre 2006

Nje kafe ne trotuaret e Parisit

Posté par tetena à 06:01 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
22 novembre 2006

Moti në Paris

Nuk mund të themi që e duam tamam një qytet nëse nuk e pranojme bashkë me të këqiat. Për mua, nëse duhet ta kritikoj Parisin, është për klimën e tij. Këtu, shumë shpesh koha është gri, sidomos gjatë week-endeve. Kur bie shi, dhe bie shpesh, sidomos kur ti nuk e prêt, është një shi koti. Shiu është i imët, ti mendon që nuk të duhet çadër, por po të ecësh më shumë se 10 minuta je i lagur dhe ke ftohtë. Shpesh bën ftohtë. Sigurisht që të gjitha ambjentet (dyqanet, metroja, restorantet, zyrat…) janë të ngrohura dhe nuk ke ftohtë si... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:24 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
19 novembre 2006

Partia Socialiste Franceze

Kjo është qëndra e Partisë Socialiste Franceze për dy lagje te Parisit. E bëra këtë fotografi se sigla e PS Franceze më kujton siglën e një Partie tjeter të quajtur socialiste. (rue montorgueil, Paris)
Posté par tetena à 22:44 - - Commentaires [0] - Permalien [#]