04 juillet 2008
Efekte te demshme te ndalimit te duhanit !
Dhe per me shume e kam seriozisht. Gjeta nje rast te demshem te ketij ndalimi, ndalim qe ben unanimitet bile edhe nga duhanpiresit.
Coffee Shop eshte vertet kafete qe mendoni ku secili nga ne mund te futet dhe te konsumoje produktet qe shiten ose me sakte "produktin". Avantazhi eshte qe eshte nje konsum legal, disavantazhi qe eshte nje çik si larg, deri ne Hollande. Ketij difektit te fundit i eshte shtuar nje tjeter sefundi - Ndalimi i te pirit te duhanit ne vendet publike edhe ne Hollande. Kafeja vend publik, pra jo duhan. Ndalimi vetem per duhanin, si rrjedhim 'produkti' konsumohet i vetmuar dhe nuk e imagjinoj koncentrimin. Nejse zgjuarsia e ligjeve ndonjehere merr forma te çuditshme.
Ky ishte lajmi i parendesishem per t'i lene vendin nje shume te rendesishem - jemi ne fundjave.
03 juillet 2008
E qeshur nostalgjike apo nostalgji per te qeshur?
Kujt i kujtohet Nasradini ? Barcalatat me të, të pranuara si jo politike dhe si rrjedhim te bashkëndara para çlirimit nga të gjithë. Kur e mendoj thellë, në fund të fundit nuk e di sa ishin jo politike barcaletat me të se Nasradini ishte vetëm një preteks për të sajuar/krijuar një situatë humoristike.
Për mua barcaletat e tij janë të lidhura pazgjithshmërisht me fëmijërinë ! Mbase ngaqë jeta në moshë të ritur filloi për mua me ndryshimin e sistemit dhe ky personazh tingëllonte aspak perëndimor por sidomos anakronik e anadollak (mu kujtua kjo fjala e fundit dhe me tingëllon mirë). Njëra nga barcoletat e til më ka lënë mbresa. Mbase nuk e kuptoja shumë mirë kur e dëgjova për herë të parë, duhet të kisha 6 apo 7 vjeç. Ishte barcaleta ku Nastradini humbte një gomar sa herë i numëronte kur ishte hipur mbi një dhe e gjente menjëherë sa zdrypte !
Pse kjo notë nostalgjike në këto ditë verë ? Po lexoj një libër ku ngjarja zhvillohet ne Turqi dhe gjeta aty një reference mbi këtë personazh. Në libër Nastradini e ka emrin Nasreddin, në wikipedia Nasr Eddin Hodja etj etj sipas vendeve. Mua më shkakton megjithatë një buzëqeshje dhe dua të jetë nga fshati im. Nuk e di nëse sot në atdhe personazhi jeton akoma ? Mbase nuk është aq modern ? Sidoqoftë rroftë e qeshura dhe poshtë kufijtë dhe barierat.
02 juillet 2008
Ingrid Betancourt leshohet nga grabitesit
Ingrid Betancourt eshte nje person per te cilin lajmet ne France flasin shpesh dhe aktivitetet mbi sensibilizimin e opinionit per te rivijne periodikisht. Ne Paris, ne fotografite qe kam marre edhe une, do gjendet diku nje fotografi e saj ne nje shesh te rendesishem te kryeqytetit. Peng prej me shume se 6 vjetesh nga FARC (forcat e armatosura revolucionare Kolumbiane) me ne fund ky personalitet franko - kolumbian u lirua.
6 Vjet, 2190 dite larg familjes, femijeve, te aferme, jetes dhe asnje nuk kuptonte pse. Ingrid ishte nje deputete e verdhe e nenshkruar ne fushaten presidenciale Kolumbiane para 6 vjetesh dhe nje dite te bukur zihet peng. Asnje shpjegim, nje peng me shume mes politikanesh apo personalitete te huaj te tjere.
01 juillet 2008
MISS CHINA BEA TY
Tek ky dyqani/ekspozita/galeria private , me terhoqi vemendjen emri qe po humbte shkronjat. Nuk pash azgje kineze brenda dhe nuk shikoj azgje artistike tek emri - jemi ne Paris, gjithshka eshte e mundur.
30 juin 2008
Motive
Refreni
Motivés, motivés
Il faut rester motivés !
Motivés, motivés
Il faut se motiver !
Motivés, motivés
Soyons motivés !
Motivés, motivés
Motivés, motivés !
27 juin 2008
Bonbonet
Kam folur per bonbonet estetikisht apo per raportin tim me to. Sot doja te flisja per bombonet dhe Francezet. Shpesh ne bisedat me koleget e mi kam pershtypjen qe ketu njerzit ngelin pak femije dhe kur rriten (apo shume femije ! diskutim i gjate ky). Kur dua te marr ndonje gje te embel ne pune per te festuar ndonje ngjarje te parendesishme, hezitoj mes nje kutie me çokollata apo nje tas te mbushur me bonbonet e femijut te shtepi.
Ne pamje te larmishme, ngjyra nga me te pabesueshme, ambalazhe qesharake - bonbonet jane kudo. Ne kete fotografi eshte nje tezge plot me te njejtin lloj bonboneje ne forma dhe ngjyra te ndryshme. Per ata qe nuk e kane degjuar ndonjehere (lidhja me siper eshte wikipedia dhe gjeni gjuhen qe njihji) eshte nje perzjerje sheqeri me veze te rrahura dhe gome pastaj e pjekur. Konsistenca eshte si sfungjer! as qe me shkon mendja t'i provoj. Nuk duhet te jeme transformuar akoma plotesisht vendalije me sa duket ! Nejse me shume mbi keto bonbone, pres deshmi se une nuk arrij t'i fus ne goje, jo se nuk jane te mira por nuk jane as te keqia - jane si azgje, sfungjer !
26 juin 2008
Emrat e përveçëm
Kur nje shoqja ime shqiptare i vuri një emër francez djalit të saj, nuk dija çfarë t’i thosha dhe si të reagoja. Emri ishte një i vjetër që nuk përdoret më këtej nga anët tona. Meqë flitet për nga anët tona dhe këtu nuk bëhen komente mbi vendimet personale të njerzve nuk thashë gjë. Një deklaratë të ttjeshtë « ua emër fancez » dhe jo më shumë se nuk do bëhemi hipokrita sidoqoftë. Pra nëse interesoheni për emrat më në modë sot në Francë , lista më poshtë.
Pra emrat më të vënë sot në Francë janë :
Për vajzat:
Lea
Manon
Camille [Kamijë]
Chloe [Kloe]
Emma
Për çunat
Thomas [Toma]
Lucas [Lyka]
Theo [Teo]
Hugo [Ygo]
Maxime [Maksim]
Po si vihen emrat këtej nga Franca. Më përpara, ishte kalendari që vendoste emrin e fëmijut. Çdo ditë ka një emër në kalendarin katolik (nëse nuk gaboj). Imagjinoni ngatarrimet ! Sot janë sita interneti me statistika, lista pa fund, tendenca sipas viteteve, muajve, krahinave – që duhen studuar.
25 juin 2008
Vere e qete dhe pa dallge.
Sot ishin soldet (uljet e çmimeve masive). Nje vizite ne Paris jo e keshillueshme.
Bente kohe e mire, njerzit kishin veshur sandallet, Metroja ishte nje furre e vertete.
Lajmi i dites eshte heqja e reklamave nga televizioni shteteror francez, nuk e di pse te gjithe jane kondra.
Kam shume pune dhe nuk nga tja nis dhe aq me pak si ta bitis
Pushimet duken larg larg.
Blogostani me duket i fjetur ose kam humbur rrugen.
Kerkoj ide per gjallerimin e debateve apo te ideve ne koken time!
24 juin 2008
Komshinjtë
Më besoni apo jo veç këtu nuk njoh akom koshijtë, njohje në kuptimin shqiptarçe me kuç e me maç. Njoh fytyrat, e sigurt se nuk ka ndryshime të mbëdhaja nga lagja. Ju them pothuajse të gjithëve mirëdita/mirëmbrëma, mos më pyesni për emrat dhe as nuk e kam idenë nëse të moshuarit kanë fëmijë apo të rinjtë vellezër et/ose motra. Pallati/shtëpia ku jetoj, nuk ka më shumë se 7 apo 8 apartamente. Thuhet që njerzit janë diskretë këtu, që nuk i fusin hundët në punët e të tjerëve koshijve veç më duket pak e çuditshme. Se p.sh. kur mbaron krypa apo vezët ?
Para ca vjetësh, nuk e di nga erdhi, ka thashetheme nga një pallat në Paris andej nga qershori (fillimi i tij) organizohet festa e pallatit. Njerzit marrin pjesë me entuziazëm se festa organizohet pothuajse gjithandej.
Fotografia, e marrë nga unë, tregon ca pensionista të lagjes duke festuar. Ishin të parët e festës dhe dukeshin të gëzuar dhe ju bë qejfi që i morra ne foto.
Pra si përfundim mbase i mungon guximi koshijeve të mia se do ishin gati të bënim lloqe. Ne si shtëpi/pallat i vogël, nuk patëm fatin të bënim festa !
Dhe më e rëndësishme, më errdhi një lajm që edhe në Shqipëri kanë filluar të tilla festa ! Qyqa u bëmë diskretë sit ë jashtmi edhe neve?
23 juin 2008
Louvre ashtu si nuk e keni pare ndonjehere
Dhe qe e shikon çdo turist qe vjen per te vizituar muzeun e famshem. Ne fakt sidmos ne fundjave dhe veçanerisht te djelave, ky eshte spektakli i hyrjes ne muze. Edhe galerite e shumta dhe sallat e panumerta jane te mbushura plot.
22 juin 2008
Festa e muzikes 2008
Festa e muzikes dje. Festa e muzikes fillon ne mbremje ne Paris. Eshte Parisi vendi i vertete i festes me nje program me nuk e di sa artista ne çdo cep te rruges. Edhe kete vit nuk pata mundesi te bredhja rrugeve te kryeqytetit veç festa eshte per te gjithe ndaj munda ta ndiqja pak ne lagjen time.
Nje nga avantazhet e festes eshte qe kuzhdo mund te jap nje koncert. Avantazh dhe desavantazh, gjykojeni vete. Ky ishte nje grup te rinjsh qe nuk dukeshin dhe aq keq.
20 juin 2008
Nje artist ne rruge
dhe eshte nje artist i vertete i rruges. Na tregonite, ishte femiju qe bente pyetjet, qe instrumenti quhet organoja e te varferve. Po te shikoni me vemendje makina lexon nje karton dhe leximi realizohet me manivelen qe rrotullon artisti. E quaj artist se shoqeronte muziken me zerin e tij.
19 juin 2008
Shqiptare kudo ne boto - VOTONI
Mu duk nje inisjative per tu percjelle/konsultuar/ndare ketu. Gjithmone kam menduar qe mund te shkoja te votoja nese doja. Sigurisht duke menduar thelle, duhet te jesh regjistruar ne nje liste. Kush i ben listat ? Por me sa duket nuk ekzistojne. Pra nenshkroni peticionin dhe me thoni nese mund te votojme ketej nga anet tona apo ne shtete te tjera .
18 juin 2008
Zgjidhja e situatave jetike
çfare te shkruaj dhe çfare te fsheh. Ideja eshte qe kush kalon ketej, te gjeje se çfare eshte objekti ne fotografi, ose perdorimi i tij. Zmadhimi eshte i mundur duke klikuar tek fotografia.
Dhe dua te flase shume per kete fotografi. Pjesa ne qelq, eshte e destinuar te me ndihmoje ne zbukurimin e shtepise me lule te fresketa.
Objektin tjeter, pa mburrje, pa genjeshtra dhe duke folur seriozisht, e kam blere ne vendin e vetem aziatik qe kam vizituar ne jeten time. Kur e gjeta ne rajonin e tij ne dyqan, u hodha menjehere per ta blere dhe shoqeruesi im besnik, me shikonte i çuditur dhe pa kuptuar entuziazmin tim te papritur per kete objekt ekzotik. Akoma sot qesh kur e nxjerr per ta vene tek vazoja dhe per...
Ju siguroj qe kur ta gjeni pse-ne do me kuptoni qe jam shume e gezuar per zgjidhjen .
17 juin 2008
Konference mbi muziken tradicionale
Shoqata ALBANIA
Ka kënaqësinë t’ju ftoj në një takim me
Marie-Barbara Le Gonidec
Etnologe në Muzeun et artit dhe traditave popullore në Paris
Ajo do të trajtojë temën
Muzika tradicionale në Ballkan
dhe veçanërisht për instrumentin « gajde »
Amelie Petiteau
Në përgatitje të doctoraturës së saj në etnomuzikë
do ndaj me pjesmarrësit eksperiencën e saj nga Shqipëria mbi këtë temë.
Mbrëmja është e shoqëruar me projektim fotografish dhe ilustruar me muzikë.
Më 19 Qershor 2008 në orën 18 :30
93, rue Saint-Dominique 75007 Paris
(entrée par le 4, rue Amélie)
Métro :La Tour Maubourg






