Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
8 janvier 2009

Gjeni doktorin

04055_LeMedecinFig_PH_medDhe është një aksion i vështirë dhe mund te klasifikohet i pamundur në varësi të situatës familjare, komshijtë e afërt dhe të largët, kohës që kalon me ta, cilësinë e tyre komunikative – dhe flas gjithmonë për gjetjen e një doktori ashtusi dhe titulli e përcakton

Një parantezë e vogël. Këtu në Francë, doktorin e përgjithshëm dhe pediatrin e zgjedh vetë. Çmimi i një vizite është i përcaktuar nga sigurimet shoqërore. Për doktorët që kanë çmime më të larta, diferencën e paguan nga xhepi. Jo tamam në fakt se nëse punon, paguan ca siguracione shtesë të siguracioneve shoqërore që të rimbursojnë diferencën. Nëse nuk je në punë je në merde siç thonë francezët dhe bën mirë të mos sëmuresh.

Nejse ku e kisha ? tek liri demokraci për zgjedhjen e doktorit. Pra hap librin e adresave (në internet për llojin tonë) dhe si e kërkon doktorin ? në përgjithësi më afër shtëpisë. Dhe ku bie ? Ku të të lëshojë perëndia se me thënë të drejtën, se janë të jashtëm nuk do të thotë që janë të mirë doktorat këtu. Ndaj dhe paragrafi i parë që duhet të pyesësh bashkqytetas që bënojnë jo larg nga ty për të gjetur një të hajrit. E keqja është që këtu nuk shkon tek komshiu për kripë, ndaj akoma shansi të keshë koshij të dashur ose fëmijë se me prindrit e fëmijëve që janë shokë me fëmijun tënd, mund të shkëmbesh adresa dhe vlerësime mbi shërbimin shëndetësor.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Moza, sita e internetit eshte kjo:
http://www.pagesjaunes.fr/trouverlesprofessionnels/index.do

nese ke veshtiresi me gjuhen, mund te me shkruash çfare doktori do dhe ku dhe te dergoj listen.
M
Meqe jemi tek mjeket, a mundesh te me ndihmosh me ndonje link qe ka liste mjekesh ne Paris ?
Jam duke kerkuar nje doktor andej por spo e gjej dot, mbase dhe ngaqe nuk di frengjisht.
thanks
Publicité