Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
25 octobre 2006

Panairi i ushqimit në Paris 22 - 26 Tetor

SIAL është panairi i ushqimit në France që mbahet çdo vit. Panairi është ndërkombëtar dhe vizitohet nga profesionistat ashtu si dhe nga konsumuesit e thjeshtë. Prodhimet e reja janë një nga atraksionet më të rëndesishme. Këtë vit janë zgjedhur 20 produkte. Unë quajta më interesante katër prodhimet e mëposhtme

fruta_ne_forme_patatinash

Fruta në formë patatinash – përdoren për të shoqëruar një aperitif ose në piknik. Ambalazhi është një kuti me kapak, gjë që do të thotë – nuk duhet egzaqjeruar dhe të mbarohet kutia menjëherë.

recel_panxharui_i_kuqReçel panxhari i kuq – e zgjodha këtë shipfje shpikje se mu duk e çuditshme por në fakt përdoret për të shoqëruar mishin. Përzjerja e të kripurave me të ëmblat është në modë.

akullore_me_qumesht_soje

Akullore me base qumësht soje – nëse e keni vënë re, sot flitete shumë për mbipeshën ose të thënë me terma shkencore obezitetin, atëhere për të ngrënë më pak mirë, meqënëse nuk ka ilaç për nepsin, duhet konsumuar prodhime me pak kalori, si p.sh. qumshti i sojes me të cilin aziatikët bëjnë edhe dhjath (pa shije).

vaj_ullire_ne_forme_gjalpi

Vaj ulliri për të lyer bukën – produkti i ri që më pëlqeu më shumë. Më kujtohet kur isha e vogël, buka 50-çe me vaj dhe djath të bardh, dhe vaji që ridhte gjithandej, dhe dilema mes të larit të duarve apo vazhdimit të lojës. Nejse nuk është akoma në dyqan por është e sigurt që do ta provoj.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Kam shkuar vetem nje here ne panairin e cokollates, dhe ne fakt nuk mu dukt shume interesant. Ka shume njerez, mezi leviz, ne vendet qe te japin per te provuar cokollate ka rradhe dhe jane sidomos firmat e medhaja shume te njohura qe jane te paraqitura.
G
Po tek salon du chocolate, shkove kete fundjave?
Publicité