Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
15 janvier 2007

La galette des rois

galette_des_roisKuzhina franceze ka një reputacion nderkombëtar si guzhinë e rafinuar dhe delikate. Në të përditshmen, vetëm gjatë festave të fundvitit, familjet mundohen t’ju bëjnë qejfin vetes dhe të hanë gjellët e rafinuara. Kështu nëpër tavolina gjen « fois gras », trufe, salmone, fruta deti nga më të shtrenjtat etj etj (hop një ide artikulli me menunë e festave). Mbas vitit të ri, që kalimi në vaktet normale të jetë më i butë, këtu festohet galeta ose e thënë frëngjisht « la galette des rois (galeta e mbretërve) ». Galeta është një ëmbelsirë me brume sfoliato e mbushur brënda me një përzjerje të ëmbël kryesisht me bajame të grira. Brënda në ëmbëlsirë ka një figurinë porcelain. Ai që fiton shpallet mbret (ëmbëlsira shitet normalisht me një kuronë) dhe sigurisht duhet të zgjedhi mbretëreshën (nuk ka kuronë për mbretëreshën). Origjina e festës është një festë fetare dhe origjina e lojës është më e lështë. Galeta hahet para dhe mbas datës 6 janar, ndonjëherë edhe çdo ditë gjatë pothuajse dy jave. Tradita do që është shefi që ofron një galetë në punë (jo keq). Më kujtohet që herën e parë që shkela në Francë fitova dhe figurinënë e mbajta gjatë tek tavolina e zyrës. Nuk e di nëse më solli fat që të vija këtu, nga ana tjetër a është fat që ikim nga atdheu. Hajde gjeje, por për momentin e di që jeta ime është e ndërtuar këtu ku jam.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Për të evituar dhëmbët e thyera ne e vëmë tek kulaçi që nuk hahet kështu por bëhet përshesh.
E
oreee, e.T,do ti lesh cupat rehat ti??
ajo sa e kishte ndermend qe ta fillonte keto dite :),dhe ti ja nderpret hovin

P.s:5 lekshi ne kulac shumicen e rasteve me binte mua,por qe kur ciflosa nje dhemb...s'doja qe ta kisha me ate fat :)
T
e.T. lekun sigurisht e vume per vitin e ri por te kulaçi per persheshin.
Eda kur do ta hapesh blogun tend ti ???
E
O Tena une mbaj mend qe e kam ngrene kete
embelsiren,por asnje figure ne feten time..
e kur ???
S'ke per te hequr dore ti nga vrapi..
E
gjyshja ime vinte pes lekshin ne byrek..
Publicité