Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
20 mars 2007

20 Mars, dita e frankofonisë

frankofoniSot ishte dita e frankofonisë në Francë dhe kudo ku kjo organizatë është e pranishme. Në sitën e tyre zyrtare gjeta bile që edhe ne bëjmë pjesë. Shoqata, që është një shoqatë qeveritare, ka si qëllim të shpërndajë gjuhën dhe kulturën franceze kudo në botë.

Në fakt kjo lloj shoqate me duket një çik demode. Më bën të njëjtin efekt si dhe një shqiptar që do të bëjë picën më të madhe. Fola për përshtypjen time me një francez te cilit i duket normale që ka nje shoqate qe investon ne përhapjen e kulturës dhe gjuhë franceze. Nuk e di sa është efekti i kesaj shoqate në interesin që keni ju mbi kulturën dhe gjuhën franceze. Gjithashtu ç'mendoni për një shoqatë të shpërndarjes së kulturës Amerikane. Imagjinoj të gjitha gazetat kudo në botë të shkruanin artikuj e artikuj mbi shovinizmin e këtyre mëndjemëdhenjve nga Amerika. frankofoni_google

Nejse google adoptoi për sot siglen dedikuar këtij aktiviteti për siten franceze.

Unë nuk i dëgjova lajmet në orë 8 të darkë, lajmet e orës dhjetë nuk thanë azgjë mbi këtë aktivitet ndërkombëtar !

Publicité
Publicité
Commentaires
T
tani ketu eshte moda e bracaletave per bjondet dhe fushata elektorale, nuk kemi kohe te merremi me belget
A
pa na trego ndonje barcalet me patatet(belgjit un i quaj patate),po jo barcaleten me lidhsen e kepuceve
T
ITS - une as nuk guxoj te shkruaj ne frengjisht se kam frike per gabimet qe bej pa i kuptuar, nejse kuptoj sh mire ate qe thua. Ketu nuk mund te them se francezet flasin keq per Québec ne veçanti dhe kanadezet ne pergjithesi - sa per dijeni barcaletat ketu jane me belget (na fal amour).

Amour, nderkohe gafat dhe shakate me Quebéc nga politikanet franceze vazhdojne. E fundit ishte me kandidaten PS dhe nje humorist, nuk e di nese e ke deqjuar.
A
"Vive Quebec,vive Quebec libre"
General De Gaule
Kanadezet pastaj i vun drun gjeneralit
I
C-est tu vrais qu'il y a beaucoup de difference donc, esti. ;-)

En tous cas, les quebecois et les canadiens n'ont pas vraiment des sentiments amicale vers les francais. Le stereotype d'un francais c'est un bonne homme avec le béret (chapeau) et portant une baguette. :D

/excuse mon facon d'ecrire. J'ecris comme je parle.. .
Publicité