Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
15 juin 2007

Natyrë e qetë

20070612_017

Këtë fotografi e kam marrë në rrethinat e Parisit. Nuk e di ju por mua nuk më duket pamje e bukur dhe bile nuk do të doja të jetoja tek pallati që duket në horizont.

Me rastin e kësaj fotografie, po hap një rubrikë të re me titullin "Parisi jo gjithmonë i bukur". Nëse ka të interesuar, kam edhe fotografi të tjera. Pyetjes, cilat janë objektet në fotografi, do të doja të dija mendimin tuaj, ndërkohë unë e kam dhënë shpjegimin.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
çimi, mireserdhe ne kete blog. shpresoj qe te jetosh ne nje lagje me te mire tashti. Fotografine e kam mare nga spitali dhe mbase ke te drejte qe ky informacion e bente per mua me te trishtueshme pamjen.

Shpresoj te shihemi ne biseda e debate te tjera.
Ç
Kjo eshte depoja e ujit per zonen e jugut te parisit dhe tek ai pallati mbrapa kam jetuar 5 vjet. Vertet nuk ia keshilloj njeriut. Ndersa ai spitali eshte me i njohuri ne france per kancerin. Vijne nga gjithe bota te sherohen aty, pavaresisht se eshte i shemtuar. poshte ketyre kullave jane zyrat e shoqates Ronald MC Donald (fondacion i MC Donalds per femijet me kancer). Ne France nuk fshihen gjerat e shemtuara neper tunele apo befotrofe si ne shqiperi, mjerimi dhe semundja jane pjese e jetes edhe per francezet.
T
ania, fotoja eshte mare ne Villejuif. Per anet e shemtuara te Parisit dhe sidomos te rrethinave, fillova ketu kete rubriken se jemi per te thene te verteten dhe vetem te verteten dhe azgje tj.
A
Hahahaha Tetena jo jo mos e shaj!

E vertete eshte qe jane depo uji, dhe jam habitur kur i kam pare per here te pare si çiban i mbire :)

Siç e the dhe ti Tetena kjo eshte pamje jashte Parisit (ku?) por eshte e vertete qe Parisi vete ka pamje fantastike, por edhe pamje katastrofike ... mjafton te shkosh ne disa lagje e te duket vetja si ne Bombay e shume shume larg Parisit :);)
T
Nela, keto kullat jane depo uji siç i themi ne ne shqip. Kur flas per pallate, jane ato qe duken ne anen e majte te fotos. Keto lloj deposh, nuk ndertohen me veç kane qene ne mode me perpara deri nga vitet 70-80.
Per te jetuar, ne Paris, kujdes se problemi i Parisit eshte qe eshte nje qytet sh i shtrenjte keshtuqen, edhe kur ke pune te mire, duhet te besh sakrifica p.sh apartament ne vockel, restorante jo gjithe kohes, etj etj. nuk po e zgjas se nuk do filloj ta shaj nashti.
Publicité