Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
10 juillet 2007

Buka

buke

Edhe në Francë, duke qënë në Europë, buka ngelet baza e një vakti, shoqëruar me gjellë, djath etj etj . Statistikat tregojnë që ka një rënie të vazhdueshme të konsumimit të këtij produkti, veç një gjë është e vërtetë dyqanet e bukës, vazhdojnë të gjenden në çdo lagje (shprehja « ku e ha bukën kjo motra », ka vënd edhe këtej nga këto anë) . Në fakt, në Francë buka është e rregulluar me ligj. Po po me ligj. Një baguette, buka e famshme, simboli i Frances, ka një peshë dhe përmbajtje të caktuar në kripë dhe në maja. Ndryshimi vjen nga metoda e punimit të brumit, koha e lënies në pushim, e pjekjes dhe sigurisht dora e mjeshtrit. Bukëpjekësit mund dhe bëjnë bukë të tjera të larmishme veç duhet t’ju vënë emra të tjerë. Kështu në çdo duqan buke (ja këshilloj çdo turisti të futet në çfardolloj dyqani që i del rrugës), gjendet e famshmja baguette [baget], që përcakton normalisht reputacioni e tij ashtu si dhe plot bukë të tjera dhe ëmëblsira(mos harroj duhet të shkruaj edhe për ëmbëlsirat karakteristike këtu). Shkruajta gjithë këto për të justifikuar këta njerzit në foto që me qetësi, durim dhe pa u shtyrë po mbajnë rradhën për të blerë një copë bukë.

buke

Informacion i rëndësishëm, buka është falas në restorantet në Francë dhe zakonisht është një notë për restorantin nëse ky i fundit shërben apo jo një bukë të mirë.

Informacion i vlefshëm, në restorantet shumë të mira, sidomos tek ato të shënuara me yje në Guide Michlin (duhet të flas për këtë të fundit një ditë), buka është e freskët, bëhet vetë nga shefi.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
belle, une bukes pesedhjeçe (ose nje te njgjashme nuk i rezistoj dot). Nderkohe per punen e linjes ha buken thate ne megjes.
B
Tena, nuk e di si i reziston ti baguett-it frances. Nese do jetoja aty do ishte e veshtire te mos haja buken francece qe mbahet si me e mira, mgjth ne te njejten kohe do mundohesha te mos konsumoja dhe aq sepse brumrat kane pasojat e tyra, sidomos per ne femrat:))
T
nela, une kam hequr dore nga buka me gjelle se duhet me be kujdes per linjen !
N
Buka, nuk ka te zevendesuar me asnje lloj gjeje, mua s'me shijojne gjellet, ushqimet pa buke...pastaj, edhe ne shqiptaret ne pergjithesi vdesim per nje cike brum :)
T
Sellfi, çfare do te thuash me "prevencen" ?

strangeMAN, dhe doja ekoma te flisja per te ngrenin por po le ca dite para se ta botoj. Dhe faleminderit per interesin, une kam nje çik me pak kohe tashti te bredh blogjeve por ata qe vijne direkt nga atdheu jane me specialet, te siguroj.

N.Ago, rrofsh dhe te uroj te njejten gje. (per arsye djete une e kam ulur ca konsumimin veç jo dashurine per buken).

eni, ne france, e ngrena eshte sh sh sh e rendesishme - shkrime plot se shpejti.
Publicité