Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
4 septembre 2007

1 Shtatori në Francë

education

Në fakt sot ishte një shatori. Një shtatori në kuptimin se filloi shkolla. Në fakt më duket gjithmonë çudi që këtu një shtatori mund te jetë një ditë në gusht apo në shtator me një numër të ndryshëm nga një. Nejse nuk është e rëndësishme. Ajo që doja të thosha ishte që edhe këtu, shkolla ka një rëndësi shumë të madhe. Fillimi i saj është shumë i rëndësishëm dhe në lajmet gjatë kësaj periudhe ka gjithmonë reportazhe që trajtojnë, « përgatitja e fillillmit », « punimet e zbukurimit të shkollave », « buxheti i rëndësishëm libra/fletore/materiale të tj », « si kaloi fillimi », « si duhet të kalonte fillimi », etj etj që shpesh më duken një çik të ekzagjeruara, sidomos për ata që nuk kanë fëmijë.

Po ju kthehem shifrave, ¼ e popullsisë në Francë shkon në shkollë, këtu përjashtohen kopshet që në gjuhën e përditshme quhen shkolla dhe që të gjithë fëmijët nga 3 – 6 vjeç frekuentojnë. Buxheti i arsimit përfaqëson 7 ,1% të PIB-së. Mësuesit në shkolla, që varen sidomos nga shteti janë të organizuar në sindikata dhe kur ka një problem, dhe ka plot në fakt shpesh të pakuptueshëm, bëjnë grevë. Çdo prind ndeshet me këto të fundit rreth 2 herë në vit, me fjalë të tjera nuk duhet të punojë të paktën dy herë në vit dhe nëse filloj të flas për familjen normale me 2-3 fëmijë etj etj.

Nuk po e zgjas, pra shkolla filloi me gëzimin e një viti të ri dhe me pritjen e problemeve të vogla apo të mëdhaja. Po andej nga ju si po shkon shkolla.

Për më shumë probleme dhe zgjidhje besoj se do flas akoma se më duken tema për t’u trajtuar dhe sidomos për tu biseduar për shkëmbim idesh .

Publicité
Publicité
Commentaires
T
ne fakt doja te flisja per organizimin e shkolles ne france, duke vazhduar me pushimet etj etj veç kam pershtypjen qe nuk i intereson njeriut. Po behem franceze fare me duket.
E
je commence le 18 moi :s prochaine vacances fin Octobre....me duket e pranushme :D
Publicité