Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
25 janvier 2008

tue kapërcy ylberin - Diana Berisha Mahmudi

Diana Meqë Selfmaderadio më bëri kurjoze dhe me ndihmën e një mikeje që shkoi në Kosovë këtë verë, gjeta librin. Ky ishte hapi i parë. Pastaj mora guximin ta lexoja ky ishte hapi i dytë (gjuha e përdorur i afrohet shume gjuhës së folur në Kosovë). Dhe hapi përfundimtar ishte që e mbarova dhe bile në një kohë të shkurtër.

Libri është vërtet shumë i mirë. Është i organizuar në formën e një ditari apo të një rrëfimi në personin e parë. Autorja trajton tema shumë të rëndësishme për ne si shqiptarë si p.sh. raporti mes kapacitetit tonë sot për të zhvilluar vendin dhe ndihmës që na japin apo mund të na japin të huajt. Raporti me fenë. Ne si shqiptar dhe bota më gjërë sidomos në atmosferën e tendencave fondamentaliste.

Sigurisht bëhet fjalë për një rrëfim dhe fundi është gjithmonë i vështirë pasi jeta vazhdon. Mendoj që autorja e mbyll bukur historinë e saj dhe na jep edhe ne një alternativë në jetën e sotme.

E theksoj edhe një herë që libri është i një cilësie shumë te mirë. Ja këshilloj çdo shqiptarofolësi dhe do të dëshiroja vërtet të mund të përkthehej.

Kush e do këtej nga anët e mia mund t’ja jap borxh. Borxh ama se libri meriton vërtet një vënd në biblotekën personale.

Publicité
Publicité
Commentaires
L
Beja nje search serioz per kete autore keto dite, dhe prandaj gjeta blogun tuaj me komente per te.<br /> Por, verejta nje gabim te vogel: mbiemrin e kishit shkruar Mahmudi, me shkronjen D. A ka mundesi te permiresoni ngase per nji shkronje te vetme ka mundesi qe nje artikull/fakt/shkrim/perosnazh te humbaset ne boten virtuale.<br /> <br /> Faleminderit per kuptim
T
belle fleur ne fakt ben sh mire (edhe pse me gabine ndonjehere) se une sikur nuk jam sh ne dijeni per blogjet e reja dhe me duhet vertet ndihma juaj.
B
Hihihi dhe une qe mendoja se do te njoftoja per nje blog te ri. Ne fakt, kam kaluar rastesisht tek blogu i personit dhe vetem i hodha nje sy perciptazi sepse ishte teper vone (3:00am), mgjth me behet qejfi qe personi flet shqip. Do e lexoj se mbase perforcoj frengjishten:)
T
Mickael nuk eshte komliment per me sh tashti e mendoj dy here perpara se te shkruaj nje gje per Parisin, Francen dhe francezet ne pergj (ha ha).
M
flm per kompliment,Tena :-) Nuk mendoj qe kuptoj SHUME MIRE shqipen... <br /> flm per reklame, belle_fleur
Publicité