Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
31 janvier 2008

Gjuha shqipe

Kemi folur tashmë për gjuhën shqipe, si mund t'ja kalojme brezit të ri, si të krijojmë sita interneti për të ndihmuar etj etj . Duke diskutuar me një shoqen time shqiptare mësova në fakt se breza emigrantësh shqiptar sidomos nga Kosova apo Maqedonia janë organizuar tashmë për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe.

Pra kush është i interesuar ka disa mundësi, të paktën në Paris, për të mësuar vetë, vetëm apo në grup shqipen.

1. INALCO - Instituti Nacional i gjuheve dhe Kulturave Orientale jep kurse të gjuhës shqipe deri në dipllomë apo master.

2. Kurse individuale, me profesorë shqiptar. Për të gjetur një profesor, veç rekomandimeve familjare, ekziston një sitë. Profesoret regjistrohen dhe pastaj secili mund të zgjedh profilin që i intereson. Sita është e njohur si referencë për gjetje profesorash me cilësi në fusha të ndryshme të diturisë.

3. Biblioteka Publike në Qëndrën « Centre Pompidou », Beaubourg, ofron disa metoda për mësimin e gjuhës shqipe. Librat janë të një cilësie të mirë dhe shpesh të shoqëruara me një support audiovizuel.

Do ishte interesante që secili që është në një shtet tjetër të shikonte nëse ka alternativa të till ?

Publicité
Publicité
Commentaires
E
libri quhet zemra ime dhe nqse nuk gaboj perdoret ne zvicer dhe eshte shtypur ne kosove.jessi te keshilloj meqe don te mesosh gjuhen tone kerko sa me shume te jesh ne kontakt me ndonje qe flet shqip dhe mundohu te flasesh edhe pse me gabime dhe nqse ke mundesi te shkosh ne shqiperi akoma me mire .saluti ela
T
ela, jessi mireserdhet ne kete blog. Mbase mund te ndihmoni njera - tjetren meqe jeni te dyja ne Itali. Me shkruani nese jeni dakort. Une nga ana ime do shikoj mos kontaktoj dike ketu ne FR veç ne keto momente nuk kam sh kohe dhe nuk ju premtoj nje date.
J
jam 1 vajze italiane me origjin shqiptare dhe jam e interesuar per te mesuar gjuhen shqipe kèrkoj 1 metodè qe mund te gjindet ne itali ne qoft se dikush din dicka te me dèrgoj .
E
une jam nje mediatrice ne itali .Jam duke ndihmuar nje vajze kosovare per te mesuar gjuhen tone(nuk dine asnje fjale shqip ) Me ane te nje shoqe kam gjetur nje liber qe perdorinne Zvicer per te mesuar shqip por nuk me pelqen sepse per mendimin tim duhet te jete metode sic jane ne gjuhet e tjera .Sinqerisht per cdo ore leksioni qe bej e krijoj vete edhe pse nuk kam mbaruar per gjuhe (kam mbaruar univesitetin per shkence)por nqse dikush ka pervoje ne metode mund te shkoj perpara per te miren e femijve
T
Simbad, te kerkoj ndjese per pergjigjen e vonuar.<br /> Jemi dakort per shqetesimet qe ngre. Se ne fakt jane dy, e para trashegimi i gjuhes dhe e dyta pasurimi i saj ne boten e sotme te mondializuar.<br /> Nuk e di nese kemi pergjigje por shqetesimi eshte mbase nje hap pozitiv, mendoj.
Publicité