Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
18 avril 2008

Ditet e filmit Balkanik ne Belgjike

balkans_bPo shkruaj për Belgjikën se është nga nje çik frengjishtfolesë, komshije e të tjera si këto. Sigurish ja fus kot, e rëndesishmja ishte nje lajm mbi filmat ballkanik.

Ditët e Kinemasë Ballkanike nga 21 deri më 23 Prill në Bruksel. Ky frstival i organizuar kete vit për herë të parë, grupon 8 filma të regjizorëve të njohur nga Serbia, Kroaci, Bosnje – Hercekovina, Shqipëria dhe Maqedonia.

Nga Shqipëria janë zgjedhur një film i Dhimitër Anagnostit – Gjoleka baba i Abazit dhe filmi i Gjergj Xhuvanit, Parrullat. Për më shumë shikoni këtu

Publicité
Publicité
Commentaires
T
e paditur, faleminderit per komontin dhe me bere vertet kurjoze per kete filmin.
E
E kam parë unë këtë filmin. Në Nëntor 2006 gjatë Festivalit të Filmit Shqiptar në Tiranë. Nuk konkurronte, se nuk kishte dashur Anagnosti të futej në garë. Mua më ka pëlqyer shumë. Në një farë mënyrë i ngjason "Përrallë nga e kaluara", ngjarjet zhvillohen në një fshat shqiptar para luftës (kur italianët ndërtonin rrugën me Greqinë), dhe në qendër ka një djalë të vogël dhe marrëdhënien e tij me babain. Është mbi patriarkalizmin e familjes shqiptare, pamundësinë e burrave shqiptarë për të shprehur ndjenjat, e shumë tema të tjera të tilla. Ka momente që të bëjnë të qeshësh (megjithëse filmi nuk është një komedi), por ka dhe momente shumë dramatike. Nga ana vizuale është i prodhuar me shumë profesionalitet. Është një homazh fshatrave të Jugut të Shqipërisë dhe ka shumë detaje interesante të jetës së atëhershme.
T
eni, edhe une nuk kisha asnje ide per filmin tjeter. Mbase motra jote do na flasi?

Minerva, mireserdhe ne kete blog.

Atehere mbase ti do na flasesh per filmin qe une e eni nuk njohim ?
M
Tetena,
flm qe ma rikujtove, kisha nder mend te shkoja ne fakt.

Eni, beji ndonje vizite motres, xhanem :-)
E
flm per lajmerimin Tena.ti them motres te iki ajo te pakten:)
Parullat kam pare dhe une ne festivalin e filmit te Stambollit, i lezetshem eshte.qenkam kurioze per filmin tjeter.
Publicité