Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
18 août 2008

Kthimi i veshtire ne realitet

Korsika

Disa nga arsyet e abandonimit të këtij blogu të dashur. Na fakt asnjë, ka më shumë shpjegim për të dhënë në arsyet e ca pushimeve të vërteta dhe të paharrueshme. Po mundohem të bëjnë një listë të shkurtër mbi faktorët e suksesit të pushimeve. Theksoj me modesti, sigurisht, që lista është vetëm imja, sigurisht, dhe kush do mund t’i nënshtrohet të njëjtës detyrë shtëpie, sigurisht – pra cilat janë karakteristikat e një leje të arrirë.

1. koha është e mirë, pas shi, me diell i shoqëruar me pak erë për freskim. – duket evidente nga atdheu por ju siguroj që këtu kemi veshur pardesyte që në javen e dytë të gushtit.
2. deti pa dallgë me përjashtimi të 1 ose 2 ditë për të ndërruar pak – prapë jo evidente në Francë ku oqeani është më prezent se deti ynë i dashur mesdhetar dhe ju siguroj që i pari nuk e kupton shprehjen pa dallgë. Ujë pa dallgë këtu ka sinonim « pishinë »
3. deti nuk është larg, pra merr suzet e diellit (moda e fundit se nuk jemi koti ne), një peshqir, një libër për të shitur tangerllik dhe pasi bën me mundim disa metra, hajde 2 deri 3 minuta me ecjen « sportive » të pushimeve, ulesh i lodhur para detit. – prapë duke krahasuar me bashkatdhetarët e rinj, edhe këta flasim për afër një largësi prej 2 ose 3 minutash vetëm se shtohet mjeti i transportit, makina !
4. hahet mirë, mundësisht mish i pjekur në zgarë çdo darkë – këtu shijet divergjojnë thellë me atdheun se moda është për të zvogëluar konsumimin e këtij të fundit për të mirën e, e harrova se nuk dua ta di se mos më mbushet mëndja dhe nuk ha më mish.
5. ngjyra çokollatë uniforme (në pjesët e dukshme kujdes) në fund të javës së dytë që është edhe vula e pushimeve të sukseshme – hajde se këtu jemi një çik njësoj se edhe të jashtmit duan të nxihen nga pak veç me thene të drejtën në bisedat post – pushimesh , nuk mjafton se duhet të tregosh mbi aktivitetet e larmishme sportive dhe kulturore !

Pra se të arsyet e mësipërme kësj rradhe u mblodhën bashkë, nuk e kam mëndjen në të përditshmen bile as nuk arrija të shkruaja tek blogu. Nashti kaluan dy javë, kthimi në realitetin e dhimbshëm eshtë bërë dhe tjetri ka filluar të ëndërroj për pushimet e ardhshme dhe të llafoset nga pak në blogostan.

Pra a jemi dakort me pushimet ideale apo keni të tjera ju ? Kush do të hidhet në ujë i pari se kam përshtypjen që deti është shumë i qetë këtej.

p.s. harrova më të rëndësishmen, për mua pushimet = vajtje në det. Këtej është më larmishëm veç unë jam gocë tradicionaliste.

p.s. fotografia eshte e jemja.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
xa, mireserdhe ne kete blog. Ky komenti yt me dha ca ide per te shkruajtur mbi traditat e verteta e te ngrenit ne France, e kam llafin per plencat dhe zoret siç shprehesh ti.

Sinqerisht nuk kam azgje kundra vegjetarianeve, secili ushqen veten kur eshte adylt sipas deshires vetem me nje kusht mendoj qe te mos imponoje te tjereve shijet e veta. Mbi debatin e kafsheve, mendoj qe eshte nje pyetje per natyren ne pergjithesi dhe ate njerzore ne veçanti e debatuar tashme dhe qe do vazhdoj te debatohet. Une personalisht jam mishngrenese mgjth p.sh. nuk arrij te ha mishin e kalit (!).
X
4. hahet mirë, mundësisht mish i pjekur në zgarë çdo darkë – këtu shijet divergjojnë thellë me atdheun se moda është për të zvogëluar konsumimin e këtij të fundit për të mirën e, e harrova se nuk dua ta di se mos më mbushet mëndja dhe nuk ha më mish.

pushimi ideal eshte ai qe te kenaq me mish.

tradicionalizem i thelle, ky! ku te ngrenit 'mire', edhe pse njeriu jeton ne France (ku ende haet tru dhe plenc lope), barazohet me ngrenien ekskluzivisht te mishit. te quash (pa e quajtur) vegjetarianizmin 'mode' eshte goxha injorance (apo me mire, 'menefregizem' nga ana yte), pasi te mos-ngrenit apo limitimi i te ngrenit te kafsheve ka ekzistuar krah per krah me te gjitha fete me te vjetra, dhe mos-ngrenia e kafsheve ka mbetur gjithnje e lidhur ngushte me eksperiencen e te shenjtes. sigurisht qe nje pjese e mire nuk hane kafshe per arsye shendeti apo mbajtjeje linje dhe jo per arsye etike/fetare,

menyra yte e te shprehurit me le te mendoj se nuk ke 'takuar' (rencontree) ndonjehere nje kafshe, nje lope, nje kale, nje qingj, e ta kesh pare thelle ne sy e te t'jete dukur pak njeri...t'i jesh ndjere afer. e thene ndryshe, cinizmi yt eshte per te ardhur keq...eshte per te ardhur keq qe femra nuk zbulon dot 'memen' ne dheun e te atit; perspektiven memesore, dhimbshurore, te asaj qe ve re dhimbjen e tjetrit (femije, burre, plak, apo kafshe) dhe jo perspektiven e dominuesit, grabitesit, ngrenesit mashkulll shqiptar, i cili ende s'eshte ngopur me mish, as dhune, sa fizike aq edhe ideore. kjo dhune, ne nivelin ideor, reflektohet edhe nga shume femra qe ruajne lidhje te forta me AT[E]dheun, e si pasoje humbasin--edhe ne mes te Parisit--mundesine per t'u bere me elastike e per te zene rrenje te reja apo per te krasitur ca te tjera tejet provinciale.

te uroj nje ngrenje te yndyrshme!
T
eni, si gjithmone ne post e dashur per te inkurajuar bloguesit e lodhur.

Fotografite shpesh edhe i marr ne internet por kete doja ta theksoja qe ishte imja per te perforcuar argumentat e pushimeve.

Po per ty, cilat jane pushimet ideale - hajde nje note tek blogu.
E
miresevjen Tena.na paskesh marre malli te komentojme ketu.me vjen mire qe qenke kenaqur.pushimi ideal eshte ai qe te kenaq dhe le mbresa me shume them une.

p.s.:me ke shkrire me ate punen e fotos:)
Publicité