Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
23 mars 2007

Artistat alternativ

200703022_035Squat [skuat], që vjen nga anglishtja “të mblidhesh kruspull”, do te thote një vend, shtëpi – apartament – toke …, të zënë ilegalisht. Squatter [skuater] indikon veprimin e zënjes së një vendi padrejtësisht. Ka dy lloj skuatesh, ata që uzurpohen nga njerëz në shënjë proteste ose abuzimi, sepse nuk kanë ku të jetojnë, dhe skuatet artistikë. Këta të fundit okupohen nga artista të cilët shpesh bien dakord me pronarët dhe lokalet kthehen në qëndra të vërteta ekspozimi. Një nga skuatet artistik më të njohurit në Paris (ose i vetmi që unë njoh) është ky që shikoni në fotografi dhe që ndodhet ne nje rrugë me plot dyqane – Rue de Rivoli. Vendi quhet Chez Robert électron libre – Në shtëpinë e Robertit elektron i lirë. Ndërtesa është pronë e një ndërmarrje shtetërore dhe para se të zihej nga artistat (rreth 1990), ishte bosh. Për momentin ky skuat është i mbyllur nga bashkia, me preteksin se ndërtesa nuk është shumë e pasigurt, dhe do të rihapet më 2008 si një vend ekspozimi arti modern alternativ. Artistët skuatër nuk janë shumë dakord se tashti që bashkia ka marrë punimet në dorë, panvarësia e tyre artistike vihet në dushim.

Sigurisht pres komente, aman çna flet për problema uzurpimi pronash në Paris kur në Shqipëri kemi përshtypjen që vetë kjo metodë ekziston. Hajde optimizëm optimizëm dhe tolerancë se nuk jemi vetëm.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Frankie, je ne pense pas c'est en albanais (ha ha)<br /> <br /> eni, hajde ta vizitojme bashke se edhe une nuk jam futur brenda ndonjehere, veç duhet te presesh 2008 dhe te uroj te vish me shpejt ne Parigi
E
dashkam shume ta vizitokam kete..
F
juste un petit coucou :) je ne connaissais pas l'existence de ce blog en albanais (je crois ?)
Publicité