Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
4 mai 2007

Zgjedhjet (pjesa e parë) - PROBLEMET

Nuk doja të flisja shumë politikë në këtë blog veç e shikoj që po bëhet e pashmangshme dhe i premtova një kolegu.

Atëhere zgjedhjet e presidentit në Francë janë një nga më të rëndësishmet. Kjo për disa arsye.

  • - Figura e presidentit është shumë e rëndësishme, është ai që emëron kryeministrin dhe e gjykon.
  • - Në këtë zgjedhje kuzhdo mund të paraqitet (nëse ka 500 firma ngë kryetarë komunash), gjë që e bën debatin të larmishëm dhe popullor.
  • - Të dyja këto arsye së bashku bëjnë që njerzit të ndjehen të implikuar. Për thashethem, debatet në televizor kanë pothuajse dy vjet që kanë filluar për të parashikuar kandidatët dhe fituesit, intrigat dhe pislliqet.
  • Cilat janë problemet e vërteta në Francë.

    anpeMë kryesori për mua, dhe prej te cilit rrjedhin te tjerat, është papunësia. Niveli i saj për një periudhë të gjatë ishte mbi 10% dhe ka vetem pak muaj që po bie në masën e 8%. Ka një debat të politizuar mbi shifren e fundit. Cili është debati ? Me përkufizim, një njëri aktiv (në moshën legale për të punuar 18-65 vjeç) quhet i papunë nëse nuk ka punuar një numër të caktuar orësh në muajin e fundit dhe është në kërkim të një pune (duhet të jetë regjistruar në organizatën që quhet ANPE). Ky përkufizim nuk merr parasysh ata që nuk kërkojnë punë. Kjo kategori, me kalimin e kohës, po bëhet e rëndësishme këtu se përfshin:
    - ata që janë në para - pension: bëhet fjalë për njerëz që kanë 55 vjeç e plus dhe që eksperienca ka treguar që nuk mund të gjejnë më punë dhe si rrjedim shteti i mer përsipër dhe ju siguron një të ardhur deri në moshën e pensionit dhe pastaj janë arkat e kursimit që marin stafetën.
    - Të papunët e dekurajuar (termi zyrtar), ata që nuk kërkojnë më se në varësi të profilit të tyre janë gjykuar që nuk mund të gjejnë më, si rrjedhim shteti, ju paguan një minimum jetese, njësoj deri në pension. Ky minimum është vërtet modest.
    - Të gjithë ata që duke parë vështirësitë e tregut as që mendojnë të kërkojnë.

    Pasojat e papunësisë janë ekonomike dhe psikologjike

    Ekonomike
    – njerzit varfërohen, kujdes është një term relatif në lidhje me shoqërinë në përgjithësi.
    – Varfërimi i njerzve shoqërohet me ngadalsimit e zhvillimit ekonomik dhe thellon akoma më shumë varfërinë.
    – Shoqëria polarizohet, ka më shume të varfër, te varferit varferohen dhe me të pasurit pasurohen akoma (më duket sikur jap një leksion socialist).
    - Shteti mundohet të rrisi taksat për të riekuilibruar gjërat (shif më sipër pasurimi i te pasurve).
    – Ky ekuilibrim sot çon në përqindje taksimi të tilla që për njerzit që kanë shumë lekë bëhet më e leverdishme të ikin nga Franca për të jetuar p.sh. në Belgjikë ose Zvicër.
    - Kjo bën që jo vetëm taksat këta të fundit nuk i paguajnë këtu por edhe nuk harxhojnë pasurine e tyre në ekonominë Franceze.
    – Të rinjtë kanë shumë vështirësi të gjejnë punë dhe ata më të mirët, sigurisht, ikin punojnë jasht atdheut, sidomos në Angli dhe në Irlandë.

    Psikologjike
    - kur eshte shumë e vështirë të gjesh punë atëhere humbja e asaj kthehet në një frikë konstante sidomos kur puna është mundësia e vetme për të jetuar gjë që është e vërtetë për pjesën më të madhe të njerzve. 
    – Frika e parë bën që kuzhdo që kërkon të punojë në francë dhe nuk është francez, kthehet në një njëri të padëshirueshëm. Ndaj një rritje e racizmit ndaj të huajve megjithëse këta të fundit bëjnë punë të cilat francezët nuk i duan ose aty ku nuk ka aq shumë njerëz për të përballuar kërkesën (informatikë, ndërtim, bar dhe restorant... )
    – Nëse të rinjtë me shkollë ikin jashtë shtetit, ata që vijnë nga shtresat e varfra ose me prindër emigrant (kujdes ata janë francez) nuk gjejnë punë. Nga kjo masë ka nga ata që mobilizohen nga rrjete krimi ose kthehen në protestues të dhunshëm të shoqërisë (kujtoni makinat e djegura).
    - Kjo krijon një atmosferë pasigurie sidomos në lagjet e varfra ku ata jetojnë vetë. Kujdes jemi larg nga getot në Afrikën e Jugut apo në vendet e Amerikës Latine.

    Nesër më gjatë për zgjidhjet e propozuara dhe kandidatët

    diçitura - ANPE (agjencia Nacionale per te Promovuar Punen, emploi) Avec Nous Peu d'Espoir - me ne pak shprese, vendet e punes, ashtu si kishim premtuarn se shpejti ne nje date te pa percaktuar.

     

    Publicité
    Publicité
    Commentaires
    T
    strangeMAN, une mar fotografi klasike te Parisit por detajet e te perditshmes !
    S
    Flm per infon! Eshte mire te kesh "kolege" si zotrote! Nuk dua aspak te merrem me politike, aq me pak me ate franceze, qe nuk e njoh asfare, por me sa me thua, do preferoja te fitonte Sarkozy. Duhet gjithashtu te them, qe ne impakt te pare (pa i njohur aspak programet e kandidateve) S.R. me dukej me bindese dhe e qete. Ai me dukej agresiv dhe ambicioz. Megjithate, me ca po shof verdalle ne internet ai paska per te fitu sidoqofte. edhe 1 here flm, per tdy postimet e fundit(mgthse nuk ishin adresuar vetem per mua, kuptohet) . Tani po presim fotot. :)
    T
    eni, shpresoj te mbaroj pjesen e dyte sot se nuk e kam nisur dhe jam nga nje çik e lodhur.<br /> <br /> edrus, Sarkozy normalisht eshte per europen dhe pretendon te bej nje politike te djathte paternaliste siç thone ne frengjisht. Shembulli i tij eshte Charle de Gaulle. Une nuk kam shume besim ne personin e tij se luajti nje çik shume per mua me ekstremin e djathte per te marre votat. Jeta do ta tregoje se normalisht sondazhet e shpallin fitues.
    E
    Keto zgjedhje ne France, jane te rendesishme dhe per peshen qe ka vete Franca ne komunitetin europian.<br /> Nje france me nje president te djathte si Sarkozi, do te ishte frymezuese dhe per te gjitha forcat e tjera te djathta te vendeve te tjera europiane (pra ndikon ne peshoren e vendimarrjes, edhe ne zgjedhjet e vendeve te tjera)
    E
    flm per pershkrimin interesant Tena...
    Publicité