Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
5 mai 2007

Zgjedhjet (pjesa e dytë) - ZGJIDHJET DHE KANDIDATET

Pas problemeve, vijnë zgjidhjet e mundshme. Për një problem ekonomik, mendoj qe duhet një zgjidhje ekonomike.  Kandidati i zgjedhur duhet te japi një të shtyrë ekonomisë të vendit.

Kandidati i të djathtës, propozon të lejojë njerzitë të punojnë më shumë orë në javë dhe këto orë të  paguhen më shtrenjtë se shteti nuk i takson. Flitet për orët suplementare pune për ata që kanë një vend pune dhe jo ata që nuk punojnë. Ai mendon të nxisë kështu aktivitetin ekonomik privat nga njëra anë dhe konsumimin e familjeve nga ana tjetër.

segoKandidatja e majtë, propozon të shtojë më shumë shpenzimet shtetërore duke krijuar vende pune në funksionin shtetëror.  Për të, këto vende pune do të ulin nivelin e papunësisë dhe do të shtojnë masën e të hollave në treg që normalisht duhet te çojë në dinamizmin e ekonomisë.

Zgjidhja e parë konsiston në liberalizimin e  ekonomisë franceze që  ngelet relativisht shumë e kontrolluar sidomos puna.

Zgjidhja e dytë konsiston në rritjen e shpenzimeve të shtetit pra një politikë ku shteti ndërhyn në ekonomi dhe jo prodhimi ekonomik që rritet. Të dyja zgjidhjet bazohen në shpenzime suplementare të shtetit (për zgjidhjen e parë, ndihmat e shtetit për orët më shumë të punuara) . Problemi është që shteti francez është me një borxh shumë të rëndësishëm dhe nuk mund te rrisi shpenzimet e tij më shumë  sidomos për të krijuar punë shtetërore akoma. Ndaj mendoj që kandidati i djathtë ka një program ekonomik më të mirë. Pastaj duhet folur një çik për kandidatët.

sarkoKandidati i djathë, për mendimin tim, për të tërhequr elektoratin e ekstremit të djathtë, ka një diskutim një çik të dyshimtë deri të padrejtë ndaj të huajve. Gjithashtu është një figurë politike që njihet si shumë ambicioze. Ditët e fundit sulmoi trashëgimin e lëvizjes të viteve '68.

Kandidatja e majtë, arriti, nga një personazh politik pak i njohur, deri në finale. Ajo u shqua për një vullnet dhe kompetencë të madhe në një kohë kur e majta franceze është në një krizë ideollogjike. Problemi i saj është që programi që propozon, për mendimin tim, ngelet shumë ideollogjik dhe jo konkret. Kush do të fitojë. Nesër në darkë do ta shohim. Ajo që është e rëndësishme është që të dy kandidatët janë dakord që duhen marrë masa në ekonominë franceze.

Shpresoj të kem folur shkurt për gjërat më të rëndësishme. Ngelen plot të tjera, ndonjëherë tjetër mbase. Doja të shtoja edhe se këtu në modë është e majta.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Its, per mua nuk besoj te ndroje gje veç shpresoj qe ky njeriu te mbaje te pakten ca nga premtimet
I
Rrofsh per analizen. Dhe ishallah dalte per mbare per francen, dhe per ju personalisht...
T
e.T na fal edhe nje here nje gabim ortografik imi, nuk eshte ? por , (presje).

Nuk e di nese analiza ime ishte e qarte dhe nese ndihmoi njeri !?
T
e.T? Elais - une nuk dyshpja shume qe do te fitone.

Amour, pas debatit edhe une vendosa te mos votoja Segolene, veç duke qene se nuk mund te votoja per dike qe me bente ta ndjeja veten te huaj, votova blanc (zarf bosh). Ne fakt une jam per idete socialiste veç si dikush qe ka jetuar socializmin mendoj qe ne nje shoqeri solidariteti eshte i rendesishem veç vlera e nje shoqerie qendron tek puna dhe pastaj tek uniteti dhe solidariteti.
A
Salut tetena
un i kam nddjekur shpesh debate dhe komentet rreth eleksioneve ne fr.ketu ne Bruxelles gjith mediat flisnin vetep per eleksiont ne fr aq sa besoje sikur ne jetonim ne fr jo me ne be. dhe doja qe Sagolene te fitonte. por ne debatn televiziv ajo u paraqit sh dobet sinqerishte eshte e pafalshme per nje candidte-presindente!
nuk e di por Sarko esht ca ksenofob dhe nuk i favorizon te huajt ne fr .gjthsesi franca tashme eshte nje vend me pak rendesi dhe te gjith i kan syt nga DEUTSCHLAND(si leader ne EU).shpresoj qe miqet tan francez do satisfaktohen nen regjimin e Sarko.
à bientôt
Publicité