Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
8 mai 2007

Ku mund te hamë në shqip në Paris

20070424_056

Parisi është një qytet i madh, me restorantet nga gjithë bota. Sigurisht që nuk i kam provuar të gjitha, e kisha fjalën për guzhinat e ndryshme jo për restorantet, çfarë ideje, por nuk kam gjetur nje restorant me kuzhinë shqiptare.  I vetmi vënd ku mund të hahet dhe te flitet nje shqipe e kuptueshme në përgjithësi është kjo crêperie [krepëri] në daljen e stacionit të RER Luxembourg. Krepat janë një ushqim karakteristikë në Francë sidomos në pjesën veri-perëndimore të vëndit që quhet Bretagne. Për të mos i rënë rrotull e rrotull, janë si pallaçinkat tona (për mua tonat janë më të shijshme). Këtu i bëjnë të mbushura me plot gjëra, të kripura dhe të ëmbla, hahen në dorë ose në restorant. Nuk kam mbaruar, tek ky vëndi, se nuk është restorant, është si fast-food, personin tek fotografia mund ta përshëndesësh në shqip dhe këshilloj një krepë me djath të bardh grek, si i thonë këtu, dhe rigon.
Restoranti ngjitur ose mbara, është një jazz – club i njohur veç nuk mund t’ju them më shumë, nuk jam futur ndonjëherë.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
ania, kujdes eshte edhe nje çik çeshtje interpretimi nderkohe crepa me djathin grek dhe rigon eshte fantastike. Me shkon akoma leng nga goja.
A
Se dija per kete qe ishin shqiptare ... do shkoj te shoh se ç'behet :)
T
s'ka hap ndoj restorant kyj xhaja ?
S
eh palacinket... i bejme edhe na najhere. me kujtojne xhajen, ai i ka pas "zanot" ato.
T
Lily, me kripe dhe dhjath feta mua me kujtojne me shume sijet e lidhura me atdheun, nderkohe nuk i ha shume te emblat.

Its, nuk jam shume dakort me per pjesen e panjohur te Shqiperise. Ketu Shqiperia eshte e panjohur konkretisht veç te gjithe e dine qe ishim diktatura e proletariatit me e mbyllur dhe njerzit jane kurjoza. Kam takuar edhe nga ata, komunista ne rinine e tyre qe degjonin radio Tiranen, sigurisht edhe nga ata qe nuk e dine ku ndodhet tamam shqiperia. Per guzhinen, i gjithe ballkani, dhe me gjere ish perandoria otomane, ka nje influence sh te madhe te kushines se asaj epoke me variante te ndryshme por jo shume te medhaja, po aq sa ne.

N.Ago, edhe ketu e quajne Feta veç eshte i njejte si djathi une i bardhe dhe per informacion, me te mirin ketu e blej ne nje dyqan Turk. Monopoli grek eshte nje çeshtje letrash dhe marketimi (mendoj, duhet verifikuar mbase).

Belle fleur - te befte mire

Eni - premtime premtime
Publicité