Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
2 octobre 2007

Gazetari dhe Shqipëria në Francë

20min_bis

Para ca ditësh, me anën e agjentit tim special Google që identifikon « Çthotë bota mbi Albanin-ë », gjeta një artikull me titullin, sensasional « Shqipëria dhe Bullgaria komunikojnë më lehtë dokumentat administrativ se sa Franca ». Mirë, shumë mirë për atdheun. Jemi dakort që artikulli duhet të flasë pozitivisht për Shqipërinë dhe uf më në fund se kur flasin për ne dëgjojmë vetëm skupe për të çuditur të tjerët. Pra filloj të lexoj artikullin.

Përpara se të vazhdoj historinë, dy llafe për gazetën e mësipërme. Kjo gazetë nuk shitet por shpërndahet pa lekë çdo mëngjes sidomos për ata që shkojnë në punë me metro apo tren. Shpërndarja është kaq bujare sa secili mund të marrë deri n kopje për kolegët e punës, ata që vijnë me makinë apo në këmbë. Titulli nuk është i vetëm në treg se ka të paktën edhe një tjetër të të njëjtës rëndësi veç duke qënë një nga të parët është shumë i lexuar. Për të fituar lekë, se jemi në kapitalizëm, nuk e thashë po kuptohet nuk është një organ shtypi shtetëror, gazeta shet faqet e saj për reklama. Pse jo, mund të jetë një model ekonomik fitimprurës për të gjithë, lexuesit dhe poseduesit e gazetës. Kur zhytesh pak në leximin e saj, zbulon që azgjë në këtë botë nuk është falas. Artikujt janë në përgjithësi të dobët, të shkurtër (telegrafik ose vetëm tituj), ka shumë lajme të parëndësishme që kanë të bëjnë me krime të vogla apo të mëdhaja dhe sigurisht asnjë analizë. Akoma pse jo po të ngelej një alternativë e shtypit, veç këto lloj gazetash kanë bërë që ato seriozet të humbasin në mënyrë drastike lexues dhe akoma më keq, që niveli i informimit dhe në të njëjtën kohë i kuptimit të realitetit nga lexuesit të bie shumë.

Le të kthehemi tek artikulli që na intereson se në fakt është edhe një shëmbull mëse i qartë. Pra fillova leximin dhe meqë artikulli nuk ishte shumë inetersant, po lexoja shpejt dhe në diagonale dhe nuk po gjeja pjesën me Shqipëri. Thashë që më kanë lënë sytë dhe hop një kërkim automatik. Gjithmonë hiç. Atëhere e lexova me vëmëndje këtë rradhë, të gjitha fjalët dhe në fakt artikulli krahasonte Francën me Rumaninë (!). Përmëndej Armenia veç nuk jam e sigurt qe ishte nje gabim ortografik apo gazetari nuk shikon ndonje ndryshim mes nesh dhe Armenisë? Titulli kërkonte vetëm të tërhiqte vëmëndjen, duke gënjyer në fund të fundit, dhe jo të komunikonte një lajm. Selfi fliste dje për ndërgjejen e gazetarëve dhe lexuesve dhe unë jam në dihatje përballë këtij artikullit tim.

Pse-ja e Shqipërisë në artikull është një imazh i Shqipërisë si një vënd i mbyllur dhe i izoluar në mëndjet e Francezëve, pra jo si vendet e tjera Europiane. Pra artikulli shante Francën, mbase me të drejtë kjo është një temë tjetër, dhe për ta theksuar diferencën përmendte një simbol prapambetjeje.

Publicité
Publicité
Commentaires
A
nuk kisha sh dyshim (dans la meme bateau)
T
amour, ketu gjerat nuk ndryshojne sh, jemi aty ku na ke lene
A
mais oui il faut venir ne shtpin b(p)is pas 72 ditesh sinon ca ne va pas<br /> tt va bien per ty?
T
Salut Amour monde, atehere u ktheve ne shtepine bis?
A
pershendetje<br /> on parle tjs de l'albanie?ki les grandes gueluesss tjs kkchose à dire<br /> bonsoir
Publicité