Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
17 octobre 2007

Si do ja bëjmë nesër

greveBisedat e përditshme këtu me kolegët me të cilët nuk ke çthua, komshinjtë me të cilët je i detyruar të ngjisës shkallët, një prezantim i ri…është sistematikisht « Moti ». Si bëri dje, si bën sot që nuk përputhet gjëkund me parashikimet zyrtare, dhe si do të jetë koha nesër me hipotezën që parashikimet zyrtare janë të gabuara (shiko motin sot). Sistematikisht ky është skenari i këtyre takimeve të detyrueshme. Sistematikisht ka një përjashtim në një ditë si e sotmja. Jam e sigurt që për çdokush që jeton jashtë France nuk ka ndonjë gjë të tmerrshme, një lajm të rëndësishëm, një parashikim makabër drejtuar vendit ku jetoj. Për ne, francezët, me origjinë apo pa origjinë, me letra apo pa letra, me ADN familjar apo të huazuar, sot është një « DITË PARA GREVËS SË MADHE ».

Greva në pamje të parë është e vogël , janë trenat lokal, nacional, internacional që janë në grevë, autobuzat e metroja (veç asaj automatikes ku nuk ka shofer). E keqja është që në një qytet si Parisi, këto elementë të vegjël janë paralizues. Për më shumë mësuesit nuk do arrijnë dot në shkolla dhe kujdestaret në kopshte dhe çerdhe. Për kalamajtë të mbetur tek porta, njëri nga prindërit nuk do të shkojë në punë.

Për guximtarët që kanë vendosur të shkojnë në post : ata me makinë, rrugët do të jenë të mbingarkuara. Motorat do të avancojnë si biçikleta dhe çiklistët do ta kenë të vështirë në trotuaret e marshuesve që do marrin guximin të bëjnë n kilometra në këmbe. Nuk po hyj në detajet e pse-së se me thënë të drejtën do më duhen faqe të tëra për ta shpjeguar dhe pak lexues do të arrinin ta lexonin dhe më pak ta kuptonin.

Pra nesër është grevë në të gjithë Francën. Unë kam vendosur të tentoj të vijë në punë dhe do ju njoftoj vizualisht nesër me pamje nga Parisi në grevë (nëse arrij të dal nga katundi ku jetoj, sigurisht).

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Paris, per te vazhduar muhabetin mes francezesh (ne shqipot qe banojme ketu), mua aq me ben qe presidenti nuk ka grua dhe per mua jane vetem gazetaret qe fryjne lajmin sikur eshte me i rendesishmi i dites.

Drini, edhe une jam pak kunder veç nga ana tjeter kjo ben edhe francezet nje çik special apo jo ?

ania, dhe embelsira vazhdon sot. rreth 3h une sot ne mengjes. Do bejme nje konkurs.
A
Tena aq me mire qe s'ke ecur fare :) por ne mengjes konditat ishin pak me favorizuese se sa ne darke, dmth ne kthim.
Linja 3 ishte pothuajse inegzistuese dhe sa per 4-en ishte çdo ore, keshtu qe pervesha menget e ju dhashe kembeve, e per nja 1h30-2h arrita ne shtepi, e imagjinon se sa e lumtur :D
Shpresoj qe per te tjeret te ju kete ecur pak me mire se une ne kthim ;)

PS: Drini paske shanc te kesh shtepine afer me punen!
D
Nje nga te mirat e punes afer (15 min ne kembe) eshte qe grevat e transporteve i sheh nga dritarja. Megjithate jam kunder menyres se berjes se greves nga punonjesit e transporteve. Menyra me e mire eshte qe diten e greves njerezit te mos paguajne.
Sigurisht kur them qe jam kunder eshte se kam nje eksperience te gjate neper transporte. Me kujtohet qe ne kohen e studimeve arrija te beja 3 ore transporte ne dite.
Bon courage.
P
Jo, s'janë theshetheme, Franca ka një president pa grua, të ndarë nga gruaja. Po, e njoh edhe me parë blogun tënd, por më e udhës anonimati, kuptohet për arsye praktike dhe jo qëllime të dyta. Punë të mbarë.
Kalofsh mirë.
T
ania, se fundi erdhe relativisht mire (vone) sot por nuk eca fare (autobuz+metro(4)). Neser ka thashetheme qe do te rifillojne !?

Paris, qe duhet te jesh me vertete ne Paris, boll me thashethemt paruziane (ha ha). Me e rendesishme, mireserdhe ne kete blog.

Eda, sot eshte vertet nje dike e çuditshme per me shume jo vetem qe jam ne pune por nuk kam dritare per te pare kohen dhe nuk e di ç'me pret si aventure kthimi.
Publicité