Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
24 octobre 2007

Si trajtohen problemet ne France - vazhdimi nga dje.

guyAutori i letrës që përktheva dje ka qënë një komunist i ekzekutuar më 22 tetor 1941 nga nazistët bashkë me 26 të tjerë. Ai ishte më i riu i grupit dhe vinte nga një familje me tradita komuniste, i jati ishte një nga deputetët komunist të parlamentit Francez. I kapur duke bërë propogandë komuniste nga nazistët dhe internuar në një kamp përqëndrimi francez, ekzekutimi i tij ishte një hakmarrje e forcave naziste për vrasjen nga tre komunista të një gjenerali nazist. Për të bërë një shembull për popullatën, viktimat ishin zgjedhur ndër më të rinjtë. Komunistët francez, menjëherë pas ekzekutimit, u munduan të kthenin figurën e këture komunistëve të ekzekutuar në heronj, dhe letrat e tyre, sidomos ajo që përktheva, bën pjesë në memorjen e vendit për këtë peridhë.

Për t’ju afruar ditëve të sotme, historianët francez debatojnë mbi faktin e shtrëmbërimit të historisë dhe përdorimit të fakteve me qëllime propogandistike dhe idealizimi. Ata këmbengulin se heronjtë e vërtetë, janë ata që kryen atentatin dhe jo ata që u ekzekutuan.

Për t’ju afruar aktualitetit. Franca, vendi i të drejtave të njeriut, vendi në themel të Komunitetit Europian, vendi i integrimit, rinisë dhe të ardhmes – të rinjtë fishkëllejnë himnin në stadium (nja dy herë më duket), nuk votojnë për kushtetutën Europiane, integrimi u soldua me makina të djegura, rinia është pjesa e popullsisë më e prekur nga papunësia dhe ndjenja e përjashtimit të tjetrit ose e mos pranimit është në kulmin e saj. Atëhere Presidenti i ri që do t’i japi vendit një impuls të ri për të zgjidhur të gjitha ç’përmënda ( !) vendosi që do të ishte mirë të lexohej kjo letër më 22 tetor gjimnazistëve. Pra Presidenti i djathtë ju kërkon mësuesve, intelektualisht të majtë, të lexojnë letrën simbolike të një komunisti.

Erdha deri këtu për të thënë atë që po vjen më mbrapa se përpara ishte konteksti.

Reagimet e mësuesve, që nuk e mendoja pse duhet të kundërshtonin letrën per më shumë një urdhër i ardhur nga instancat drejtuese, janë :

• nderhyrja quhet si « instrumentalizim i historisë në favor të politikës”
• roli i shkollës nuk është të edukoj me dashurinë mbi atdheun. Një mësues duhet të mësojë nxënësit si të kuptojnë dhe jo t’i joshin me ndjenja patetike.
• Impozohet një datë që nuk ka lidhje me programin e historisë – një mësues thekson që nxënësit janë në periudhën e antikitetit në këto momente.
• Letër emocionuese por që ka të bëjë me jetën private – thekson një profesor filozofie.
• Disa mësues theksojnë dobësinë e tekstit i gjykuar historikisht i varfër.
• Nderohet një peng i transformuar më vonë në hero të rezistencës nga Partia Komuniste – thonë disa të tjerë.
• Një tjetër që dyshon si ideja e sakrificës sublime për atdheun është e mirëpritur në një kontekst aktuel terrorist.

Konkluzioni, ja arrita në atë që doja të thosha vërtet. Kjo është Franca dhe debatet në të. Ndaj dhe problemet ngjallin më shumë debate se sa zgjidhje.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Drini, nuk doja te komentoja presidentin por doja te tregoja trajtimin e çeshtjeve.
Po te bisedojme si banues ne France, do te thoja qe per te dyja lajmet, divorci apo letra, jane probleme vetem per te terhequr vemendjen e gazetareve dhe jo te njerzve qe jane komplet indiferente per to por aspak per mjetet e transportit dhe aq me pak per pensionet e tyre. Ndonjeher dyshoj kush i shkakton me sh dem ketij vendi, politikanet apo gazetaret ?!

Selfi, une shkruaj sh pak ose me sakte fare tek peshku mgjth lexoj te rejat, por po shkoj ti hedh nje sy
S
Tena,

cfare koincidence. Kete histori, dhe komentin mbi te, e lexova tek peshku, nga nje komentues me emrin Xixa. Tek rishikimi i historise, nje seksion i ri. Per nje moment kujtova se mos Xixa ishe ti ;)
D
Per kete çeshtje mendoj qe presidenti yne "star" klloun dhe i papermbajtur arriti te heqi vemendjen nga tema me kryesore e ketyre diteve: GREVAT qe kane shperthyer ne te gjithe vendin. Duke i shtuar kesaj dhe divorcin e bere publik pikerisht diten e greves me le pak per te dyshuar.

a+
T
salvatori ke te drejte veç doja te shtoja qe ne France shpesh debatet largohen nga problemi i vertete dhe perqendrohen ne çeshtje anesore.
S
Dëgjova në radio (France inter) mbi këtë problem. Kam përshtypjen se mësuesit donin ta sabatonin vetëm e vetëm se presidenti i republikës e quajti obligim moral që të gjithë mësuesit duhet t'ia përcjellin mesazhin nxënësve.
Publicité