Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
8 janvier 2008

Pushimet në mal - varianti jasht shtetit

20080106_084

Meqë siç thotë populli sa të rrosh do të mësosh dhe sidomos kisha harruar sa ftohtë bën në majë të malit mendoj, kur këtu më propozuan të shkoja në masivin malor të alpeve në dimër, sigurisht thashë PO (vini re gërmat e mëdhaja të pohimit tim). Për më shumë që fytyrat rreth meje ishin goxha të lumturuara mbi këtë aventurë dhe argumenti – mali është i mirë për shëndetin – është një argument i mirënjohur në atdhe .

Sa herë shkoj, është gjithmonë e njëjta histori. Ditët e para bënte një diell i mrekullueshëm, është mirë të evitosh hijet sidoqoftë, shyqyr që nuk ka shumë pemë në fillimet e pistave të skive dhe ka një bar me verë të ngrohtë. Pra sodis me qejf të tjerët që bëjnë sport duke gjetur të gjitha justifikimet e mundshme për të mos lëvizur nga karigia ime e ngrohur tashmë.

Nuk është keq.

Vetëm kur koha prishet. Nuk e kupton pse je aty. Më saktë unë si shqipo nuk e kuptoj çfarë bëj në majë të malit, bie borë, fryn erë, veshët të thahen, buzën ngurosen dhe fjalët akullosen. Po ta shikoni nga fotografia, e bërë me sakrifica nga ana ime, këta të jashtmit nuk duan t’ja dinë por me vullnet e këmbëngulje i ngjiten malit (me ndihme, mos e ekzagjerojme, teleferikë gjithandej) dhe zbresin me gëzim. Mbase do filloj të mësoj edhe unë rrëshqitjen vitin tjetër se nuk po e di më.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
belle fleur, po pres pershtypjet e tua se une personalisht e kam vitin tj rradhen.
B
Edhe une pohoj qe pushimet me te preferuara i kam buze detit sesa ne mal. Mgjth, kam deshire te provoj skiing edhe pse e di qe s'eshte dhe aq e lehte. Se shpejti kam ne plan te shkoj me shoqerine. We'll see how it goes:)
T
buli3go _ une kam gjithmone pervoje te ftohte (ha ha).

SR, ne kete dite u vendos qe femijet me peshe, po po me peshe, me te madhe se 20kilo mundeshin te qendronin ne kembe.

nela, po te them nje sekret, personalisht kur them pushime shikoj vetem detin dhe sidomos vaj dhe te ngrohte. ç'te bej, keshtu jemi mesuar.

Eda, mos na shti friken se e kam detyre shtepie normalisht vitit tj. (me shkrive me kuzhinetat)
E
Shpejt u kujtove te mesosh te rreshqasesh !! E di sa te dhembin kockat kur te thyhen ??
(e mban mend ate here, tek liqeni,me shume deshire si sportiste qe e mbanim veten, per te mesuar te "vraponim" mbi nje cope derrase me 4 guzhineta,heren e n-te, per te mos perqafuar ate djalin e asaj goces,perqafova pyllin dhe kavilja ime e varfer perqafoi borduren e rruges..)
Vazhdo ngroh karriken, se bukur eshte edhe te sodisesh te tjeret qe bejne sport,sidomos ne dite te tila si ajo e fotografise,duke pire vere brule (nqs e ke fjalen per kete lloj pije me vere)..
N
Sa na ke munguar Tena, gjithe keto dite..Welcome Back :)Meqe pushimet ne vere, normal, ne plazh, tani ne dimer, duhet edhe pak mali, keshtu per te bere ski..eh, ne shqipot s'jemi mesuar me ftohtin me duket, mberdhijme shume :)Fotoja e bukur, duket si stuhi bore!!! Brrr, sa ftohte.
Publicité