Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
21 janvier 2008

Kujtimet e një mjeku të huaj per diktatorin shqiptar

le_medecin_et_le_dictateur

Edhe sot më intrigon ideja që në Francë akoma ka diktator që vijnë per t'u kuruar (edhe në vënde të tjera në fakt si p.sh. Anglia dhe skandali i Pinoçetit) vëtëm këta mjekë, a e dinë cilët janë personat që kurojnë? Çfarë mendojnë dhe si justifikojnë në ndergjegjen e tyre këtë privilegj dhënë për të vazhduar diktaturën? Po për diktatorin tonë ? Mbase nuk kuptonin vertet ç'ndodhte në Shqipëri? Të gjitha këto pyetje, nuk e di nese libri i mëposhtim i qartëson veç besoj qe do shkoj ta shfletoj dhe mbase ta lexoj.

Le médecin et le dictateur (Mjeku dhe diktatori), me autor profesorin Yves Pouliquen

Prezantimi nga editori : Maj 1979. Një avion i kompanisë Air France niset nga Parisi drejt Beogradit. Në bordin e avionit, një nga kirurgët më të njohur të spitalit Broussais, udhëton me etiketën « diplomat ». Destinacioni:  Tiranë, kryeqyteti i diktaturës më të izoluar në botë. Misioni : Një vizitë mjeksore për Enver Hoxhen, të zotin e Shqipërisë. Këtë udhëtim, në qëndër të sistemit diktatorial, tregon sot Profesori Pouliquen duke na sjellë në faqet e këtij libri  dialogjet me atë që për shumë njerëz ishte vetëm një imazh por gjithashtu edhe egzagjerimet shpesh groteske ashtu si dhe të tmerrshme të një regjimi pasojat e të cilit bota i njohu vetëm mbas rënies së tij. E pabesueshme tw njhesh kwshtu me personazhin Hoxha ! Doktori nuk wshtw i verbwr dhe kupton shumw mirw kush fshihet pas kwtij personi ne dukje i dashur dhe frankofonisë së tij kaq teatrale. Por një mjek, a mundet ai të vendosi nëse duhet apo jo të mjekojë një të sëmurë sidomos kur ky i fundit  përfaqëson atë që luftojmë.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
N.Ago jemi plotesisht dakort ne parimet. Edhe une nuk mund te them qe njoh profesionin veç ajo qe dua te them eshte qe ky profesion aplikohet nga njerez per mishi dhe gjaku te cilit nuk mund te jene larg realitetit etik.

Me ben te qesh nje çik si i trajton mjeket si gjysem perendi ti qe je ateist. Nderkoh gjithe respektin tim per kete profesion qe e konsideroj gjithmone te bukur, te veshtire pothuajse magjik dhe sh te komplikuar per mua.
N
Tetena,
Diskutime pa tabu, mund të bëjmë sa herë dhe në çfarëdolloj fushe që mund të përmbledhë spektri i njohurive tona personale. Qofshin këto specifike apo qofshin enciklopedike. Veç, kur bëhet fjalë për mjekësinë, ngaqë një fushë të tillë personalisht e njoh fare përciptazi dhe i besoj me sy mbyllur, doemos që , vetëm me tabu mund të diskutoj.
Dhe bëj kujdes:Sindroma e të qenit ekspert për gjithçka, larg meje të paktën.
Arsyetimet që ti jep, në mbështetje të dilemave të mjekut të diktatorit shiptar, i respektoj plotësisht, edhe pse më duhet të pranoj se, po plotësisht nuk jam dakord me to.
Ripërsëris që të sqarohemi:Në kohën që do të filloj(mjeku) të bëj përzgjedhjen e pacientëve, është edhe ai një kriminel!
"Betimi i Ipokratit", nuk lë shteg për interpretime sipas dëshirës.
T
Me pak fjale N.Ago po me shpjegon qe e bardha eshte e bardhe dhe e zeza e zeze dhe ngjyra te mesme nuk ka. Nuk e di pse me kujton nje qendrim jo sh te larget ku na mesonin qendrime te tilla kategorike dhe per mua aspak njerzore (ne luptimin e marjes parasysh te natyres se njeriut).

Nese lexon edhe nje here ate qe kam shkruar, eshte mjeku ai qe i ben pyetjen vetes a duhet te pranonete nje mision te tille - te merte avionin, kaq dite per te kuruar nje diktator. Po mjeket qe kujdeseshin per Hitlerin, meqe po e permend, nuk kishin pune tj per te bere apo ishin me te mire se ata qe benin eksperienca shkencore mbi te internuarit ne kampet e perqendrimit?

Jam dakort qe ka nje etike profesionale ne çdo profesion dhe ajo per mjeket eshte akoma me e forte dhe e padiskutueshme veç jeta ngelet nje hapesire me kufij moral dhe etik te levizshem ndaj duhet diskutuar dhe argumentuar sidomos pa tabu.
N
Në kohën që do filloj të bëj përzgjedhjen, është edhe ai një kriminiel!
Nuk ka përzgjedhje, e dashur Tena për mjekun.
Mjeku nuk është polic.
Mjeku nuk pyet (dhe nuk duhet të pyes), cili është i...miri dhe cili është qen bir qeni, cili është me Partinë e cili me Ballin, cili është kapitalist e cili revizionist, cili është mashkull e cili i bërë operim në organet seksuale?!
Thjesht kryen detyrën e tij të shenjtë!
Mjekon nevojën dhe jo...profesionin, ideologjinë, origjinën, seksin, prejardhjen.
Nga përzgjedhja erdhi nazizmi dhe spastrimi i 6000.000 hebrenjve.
Kërkohet kujdes, kur shprehemi publikisht për tema kaq serioze dhe kyçe.
T
N.Ago, mendoj qe ka dy gjera. E para eshte etika e profesionit dhe mendoj qe te gjithe jemi dakort qe mjeku ka profesionin e tij dhe duhet ta respektoje. E dyta eshte qenja njerzore e cila sigurisht gjykon. Nje shembull, ne urgjence vijne dy pacient. Nje kriminel dhe viktima e tij. Mjeku nese mund te shpetoj vetem nje nga te dy (koha ne dispozicion, graviteti i plageve etj) duhet te filloj me viktimen apo me kriminelin?
Publicité