Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
7 mai 2008

Pse nuk arrijme te ndihmojme veten ?

farmersPara ca kohesh kam folur ne kete blog per nje inisjative te ndermarre nga nje OJQ e huaj per te ndertuar nje ure diku ne veri te Shqiperise.

OJQ - te, megjithese ne Shqiperi duken si organizata te pasura relativisht, kane buxhetin e tyre te kontrolluar dhe duhet te justifikojne çdo shpenzim. Justifikimi duhet te jete i lidhur ngushte me aktivitetin e OJQ-se dhe jo me ate qe do te beje. Shembull nje OJQ qe meson si behet lobing nuk duhet te beje vete lobing edhe sikur ideja apo çeshtja qe duhet mbrojtur eshte e vitale, shume e rendesishme apo shume morale.

Buxhetin e tyre OJQ-te duhet ta fitojne apo mbrojne perpara organizatave apo shtetit qe ofrjne kete buxhet. Pjesen me te madhe te buxhetit organizatat e njohura e sigurojne me donacionet e njerzve. Sigurisht qe shteti mundohet te simuloje njerzit duke zbritur nga tatimet donacionet e dhena veç ne vendet perendimore ekziston vertet nje kulture per te ndihmuar me te holla ata qe kane nevoje.

Po ne ku jemi me ndihmat per te tjeret. Familja as nuk diskutohet. Mami, babi, vellai e motra - ndajme gjithshka. Tezja, Halla, Xhaxhai, Daja dhe kushot kur kane nevoje. Komshiu kur nuk ka kripe apo sheqer. Dhe kaq. Pjesa qe ngelet, duhet shteti te gjej nje pergjigje?  E keqja eshte qe shteti nuk eshte me socialist (nuk e di çeshte por kjo eshte çeshtje tjeter) dhe jo vetem nuk ka te holla por normalisht ka prioritete te tjera. Pra si mund te japim ne. çfare mund ta na shtyje per te bere me shume per te panjohur ? Mbase fotografia ? Nuk e di?

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Akro, per pjesen e pare - nuk di çfare te shtoj

per pjesen e dyte - nuk ka pyll pa derra thote populli po kjo nuk do te thote qe t'i heqesh vijen te gjitheve dhe pse eshte nje i keq t'ju vesh etiketen te gjitheve - mendoj.
A
Shume mire e the Tetena :"Me vjen keq qe te krahasohemi me shtete aq te korruptuara" per me teper qe tek ne egziston vetem korrupsion pasiv (!?!sipas gjuhes se re qeveritare "korrupsion pasiv" eshte virtyti i bujarise kombetare, ku individet teper te kenaqur nga zgjidhja e halleve te tyre insistojne me ç'do kusht te paguajne rryshfet dhe qe shpesh here harrijne deri aty sa te marrin edhe borxh!?!)
OJQ ... mos jane ato organizatat qe shiten ndihmat ne treg ? Po po me kujtohen ! Para ca kohesh gjeta ne internet organizaten jo qeveritare "Antalia Travels Tour" e liçensuar nder te tjrave dhe si OJQ !?! Kjo Ojoj Q ... e liçensuar si "OJQ ne Ekonomi & Zhvillim Ekonomik" eshte treguesi me i qarte i rrolit teper te rendesishem dhe teper te domosdoshem te ketyre Ojoj Q...ve ne vend !
Sikunder e thua edhe ti Tetena kur ketu edhe dihet se ç'fare behet po atje ?
Atehere kujt ti besh besim ? Te ndermaresh operacione personale duhet te shkosh atje ... dhe prape kjo nuk eshte e sigurt!
T
Akro, nje variant te kesaj barcoletes e kam lexuar ne France dhe vendi tj ishte Afrika. Me vjen keq qe te krahasohemi me shtete aq te korruptuara si diktaturat Afrikane dhe qe ne, brezi i ndryshimeve dhe qe jetojme jasht, nuk mundemi te kemi me besim tek OJQ kur i njohim pak nga reputacioni ketu !
A
Mire se te gjeta Tetena!
Po e vertete qe shembulli i permban te dyja por ndersa qellimi mbeti konstant .... besimi na tha : t'mbaft e jotja !
Ndonese qellimi mund te jete ndermjet te gjitheve do te thoja se nuk do te ishte keq ta fillonim nga besimi !

Me kujtohet nje barcalete qe endej poshte e perpjete ne ate kohe ...

Dy arkitekte qe kishin kryer studimet se bashku vite me pare, nje italian dhe nje shqiptar munden te rigjenin kontaktet, pas viteve '90.
Se pari isht italiani qe fton ish mikun e tij shqiptar. SHqiptari u habit shume me pasurine dhe pritjen dhe nuk nguron te pyeste se si ishte e mundur nderkohe qe kur ishin studente te dy ishin me bursa shteterore dhe pa te ardhura te tjera. Italini nuk ngurron hap perden e sallonit dhe e fton mikun e tij te shikonte nga dritarja dhe ti thonte se ç'fare shihte.
- Asgje nje koder, pyllin dhe nje ure te madhe ! - i pergjigjet shqiptari
- Pikerisht - i thote miku i tij - Eshte ura qe kam ndertuar une! Pasi zevendesova disa materiale me disa te tjera, reduktova trotuaret 50cm ne te dy krahet dhe kjo ne te gjithe gjatesine ...., Shkurt leket qe mbeten nga e gjithe kjo i futa ne xhep !
Disa vite me vone italiani i kthen i viziten arkitektit shqiptar. Teper i befasuar nga pritja e shoqeruar me eskorte, tapet te kuq dhe me nje pritje ne nje pallat lluksoz, italiani pyet shqiptarin se si ishte e mundur.
Shqipatri hap perden e sallonit dhe me nje krenari te madhe e pyet :
- C'fare shikoni?
-Asgje te veçant! - i pergjigjet miku i tij - nje koder nje pyll ! Nuk shoh asnje ndertim ne veçanti !
- Pikerisht, pikerisht - i pergjigjet shqiptari - aty duhet te ishte nje ure ...

"Quand une fois on a accueilli le Mal chez soi, il ne demande plus qu'on lui fasse confiance." do te thonte Kafka
T
Akro, mireserdhe ne kete blog.
Nga duhet ta fillojme atehere nga qellimi apo besimi ?
P.sh shembulli qe sjell ketu i ka te dyja per mua dhe mgjth jane ne vend numero?
Publicité