Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
30 mai 2008

Nuk e di pse e quaj veten brezi 68.

rue

Duhet të flas për Majin 68 para fundit të majit 2008, me shpresë që ka të interesuar. Pra për të interesuarit na këtë fund Maji po rishkruaj vazhdimin i shoqëruar nesër me fundin. Mbas parrullave që i gjykoja domethënëse, më poshtë kronologjia e ngjarjeve më të rëndësishmë. Nesër premtoj të vazhdoj me aktualiteti sot në Francë mbi ngjarjen, pak mbase çfarë mendoj unë.
Mbi Kretën, rifillojme së shpejti.

1968
Shkurt – fillimi i lëvizjes « Pranvera në Pragë »
Shkurt – okupimi in Universitetit të Romës në Itali nga studentat. Përleshje me policinë.
8 shkurt – 3 studentë amérikanë gjenë vdekjen në një manifestim mbi te drejtat qytetare.
8 mars – lëvizje studentore e shoqëruar me një fushatë anti semite të qeverisë Polake. Partia në pushtet përfiton nga rasti për të bërë një spastrim politik.
Pranverë në Itali – lëvizje sporadike në industrinë e vendit ku sindikatat nuk janë shumë prezente. Sindikatat proklamojnë një grevë të përgjithshme e cila është një sukses.
4 prill – revolta popullore shpërthejnë në pothuajse të gjitha qytetet kruesore të SHA-së mbas vrasjes së Marin Luther King.
11 prill – atentat kundra Rudi Dutschke (sociolog marksist) I ndjekur nga një revoltë e përgjithshmë në Gjermani.
Maj – manifestasione të dhunshme në Tokio (1968 – 1970)
Maj – “Maj 68” në Francë
24 qershor – e hëna e kurbaçit në Kanada : 290 persona të arestuar.
20 – 21 gusht – Pragë, shtypja e lëvizjes studentore nga autoritet.
22 – 30 gusht – perleshje ne Çikago mes studentëve dhe policëve. Studentët ngrihen kundra luftës në Vietnam dhe vënë në pyetje modelin amerikan të jetës (American ëay of life)
Vjeshtë – lëvizja për çlirimin e grave në USA.
2 Tetor – “masakra e Tlatelolco” në Meksikë
5 Tetor – marshim paqësor në Irlanë të OJQ-ve të të drejtave të njëriut e shtypur dhunshëm në Derry.
Manifestacione të ndryshme në Liban për të mbrojtur çështjen Palestiniane.

Konkluzion : Një nga influencat më të rëndësishme të kësaj lëvizje qëndron në mardheniet social – kulturore. Vlera të tjera shfaqen në shoqëri. Ato janë të përqëndruara sidomos në pavarësinë e personit, rëndësia e realizimit personal të individit, refuzimi i reglave tradicinale të shoqërisë e sidomos të autoritetit.

Përkthyer dhe përmbledhur nga wikipedia(fr)

Publicité
Publicité
Commentaires
Publicité