Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
16 juillet 2008

(Ku) Do do ikësh me pushime ?

pushimet

Fjali pa ndonjë kuptim të thellë në shqip për mendimin tim veç mu desh ta përdorja duke precizuar pushim versus udhëtim sot në punë dhe thashë të bëja ca komente.

Ne në përgjithësi kur pyesim një koleg/shok/të njohur apo të saponjohur mbi pushimet e tij, në mënyrë direkte dhe pa ekuivok pyesim ku do shkoj për pushime.

Pra në shqip pyesim – Kur do ikësh me pushime ? Përgjigja është – nisem filan datë në filan vënd. Nese dikush të thotë vetëm datën, automatikisht në mëndje thua « çar tangërlliksi ! »

Në frëngjisht, Pyetjes - Kur do ikësh me pushime ? i kthehet një përgjigje në formë date me një pikë në fund. Bile është e mira të mos pyesësh më gjatë se quhet ndërhyrje në punët e brëndshme të kolegut. Me shoqërinë, sigurisht nuk është njësoj.

Pra sot një koleg me origjinë të jashtme me të cilin kam marrëdhënie të nivelit mirmëngjes/mirupafshim më pyeti ‘kur do udhëtosh’ dhe tjetri që është bërë fare franceze i thotë « doje të më thoshe kur do ikësh me pushime ! » - Na mori lumi, por mbase justifikohem që pyetja ishte në frëngjisht dhe reagimi ishte automatikisht frëngjisht ! reagim automatikisht frëngjisht ! po vazhdoj të fundosem në gabime më duket – Ika të përgatis pushimet.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
E.T siç thote populli, as na dalin as na mbarohen (ha ha) kur mendoj qe e thoshte edhe prindi ne kohen e xhaxhit!
U

T
Elais, faleminderit - normalisht eshte te shtunen veç mezi po me durohet.

andivlora, xhaxhin mos na e luaj (ha ha). Nderkohe tjetri i ka prepe biletat me kohe - ups thashe qe po udhetoj me krahe.

e paditur, ketu mbase eshte ekstremi tjeter! nejse nuk e kam vizituar akoma ameriqine dhe nuk eshte kesaj rradhe! faleminderit.

E.T nuk e besoj te jete si tek fotoja jote!

eni, rrofsh

SR te premtoj qe do perpiqem veç konkluzionet ne fund.

Nela, ne nje ishull. Me shume detaj me pas sigurisht
N
Ja kalofsh sa me mire, Tena!!Tani po pyes edhe une ketej nga memedheu, ku do te shkosh kete here? :)
S
Pushime te mbara! U relaksofsh sipas midese!
Publicité