21 juillet 2008
Leja
Pra blogu ka marre pesembedhjeteshin.
18 juillet 2008
Parisi i kontrasteve
Kete fotografine e kam bere ne nje rruge ne qender te Parisit - qender ne kuptimine metrose dhe RER (nje metro/tren) me i shpejte se ajo qe quhet metro. Vendi eshte shume popullor sidomos me njerzit qe vijne nga rrethinat e Parisit apo turistat dhe gjen çdolloj dyqanei. Pra ketu, i pari afron aktivitete seksuale, i dyti mobilje dhe i treti veshje!
17 juillet 2008
Darien - Vrasesi i qymyrit
U bënë kohë që kam zbuluar këtë librin të botuar vetëm në internet nga një autor i ri shqiptar. Libri është vepra e tij e pare. Lloji është një anketë policore në ditët e sotme në Tiranë. Personazhi kryesor është një hetues privat/ ish hetues policor dhe ortaku i tij, një avokat i shkolluar në një vend perëndimor.
Nuk dua të flasë shumë për përmbajtjen se sigurisht do të spiunoja intrigën. Ndërtimi i librit është klasik për një roman policor por këtu qëndron edhe arritja e autorit. Personazhi kryesor është hetuesi dhe ngjarja kryesore e librit është krimi që duhet zbuluar dhe gjatë librit mësojmë më shumë mbi personazhin kryesor dhe jetë e tij private apo mes ngjarjes kryesore njihemi me personazhe të tjerë që pasurojne librin. Nga ana tjetër njihemi me problemet e përditshme të njerzve në përgjithësi apo të shoqërisë shqiptare në veçanti që pasurojnë librin dhe e bëjnë më realist. Tirana është e përshkruar me shumë dashuri dhe shesh e ndjen veten në një metropol pa fund. Ja u këshilloj jo vetëm për të inkurajuar autorin por sidomos se libri është një moment i këndshëm letrar – ngjarjet nuk janë shumë të këndshme dhe shpesh ndjehet pesimizmi dhe bile edhe dëshpërimi ndaj realitetit të sotëm mes personazhit kryesor. Libri në tërësi nuk është pesimist dhe mendoj që do të ketë një vazhdim, apo ma saktë një intrigë tjetër me të njëjtat personazhe.
Shpresoj që autori të gjejë një botues për librin e tij për ta ndihmuar edhe për vepra të ardhshme. Nderkohe kush do ta lexoj, mund ta shkarkoje ketu.
16 juillet 2008
(Ku) Do do ikësh me pushime ?
Fjali pa ndonjë kuptim të thellë në shqip për mendimin tim veç mu desh ta përdorja duke precizuar pushim versus udhëtim sot në punë dhe thashë të bëja ca komente.
Ne në përgjithësi kur pyesim një koleg/shok/të njohur apo të saponjohur mbi pushimet e tij, në mënyrë direkte dhe pa ekuivok pyesim ku do shkoj për pushime.
Pra në shqip pyesim – Kur do ikësh me pushime ? Përgjigja është – nisem filan datë në filan vënd. Nese dikush të thotë vetëm datën, automatikisht në mëndje thua « çar tangërlliksi ! »
Në frëngjisht, Pyetjes - Kur do ikësh me pushime ? i kthehet një përgjigje në formë date me një pikë në fund. Bile është e mira të mos pyesësh më gjatë se quhet ndërhyrje në punët e brëndshme të kolegut. Me shoqërinë, sigurisht nuk është njësoj.
Pra sot një koleg me origjinë të jashtme me të cilin kam marrëdhënie të nivelit mirmëngjes/mirupafshim më pyeti ‘kur do udhëtosh’ dhe tjetri që është bërë fare franceze i thotë « doje të më thoshe kur do ikësh me pushime ! » - Na mori lumi, por mbase justifikohem që pyetja ishte në frëngjisht dhe reagimi ishte automatikisht frëngjisht ! reagim automatikisht frëngjisht ! po vazhdoj të fundosem në gabime më duket – Ika të përgatis pushimet.
15 juillet 2008
Madam apo madama e Zotnisë
Debat pa kuptim dhe duket anakronik në syte e mi veç fsheh një realitet të rrënjosur në Francë.
Më qartë.
Po e përsëris edhe për vedin se më duket nga pak absurde në vendin e lirive. Në kohët e lashta në Francë (akoma sot) kur një vashë martohet, jo vetëm merr mbiemrin e burrit (deri këtu e njohim çështjen) por ka akoma zyra ku ajo humbet edhe emrin. P.sh akoma sot në çeqet apo letrat e disa bankave vihet Zonja dhe Zotëria
.
Kjo ka të bëjë vetëm me traditat se në realitetin e ligjeve sot nuk e humbet mbiemrin (e kam me gocat). Pas martesës, në letrat zyrtare shtohet vetëm ‘e martuar me
“Këtu (në Francë) madamë kur martohesh merr mbiemrin e burrit” – dhe unë që sapo kisha studjuar rregullat mbi problemin, me frëngjishtem time me plot gabime ju përgjigja – “Këtu madamë kur martohesh mund të zgjedhësh nëse do apo jot a ndryshosh mbiemrin!”
Të gjitha këto mendime të thella m’u provokuan nga një artikull që lexova para ca ditësh ku shkruhej që për herë të parë First Lady në Francë në ftesën për banketin e festës kombëtare, mundi të shkruante emrin e saj.
Shenim : fotografia eshte franceze dhe nuk ka asnje lidhje me mua.
14 juillet 2008
Festa Kombetare Franceze
Pamja eshte nje fotografi pejsazhi sigurisht nga France meqe eshte festa. Ketu festa festohet me nje parade ushtarake ndaj se ciles bej nje çik alergji ndaj pamja nga natyra me duket me e goditur.
Tradita ketu nuk njeh flamuj ne dritare. Flamuri del nga pak per sportin (Para ca ditesh festuam dhjetvjetorin bile), nderkohe qe sot mezi pashe nje ne nje lagje te parisit ku po brridhnim per kot.
11 juillet 2008
Apartament ne Paris
Nese do me pyesnin cila eshte shtepia qe do me pelqente me shume, kjo fotografi eshte pergjigja.
Per me shume sqarime, ky eshte nje apartament ne nje pallat nga ata te panumertit ne Paris te ndertuar ne shekullin e kaluar dhe qe bejne qe ky qytet te duket kaq harmonik dhe shik.
Apartamentet jane me parket qe ben pak zhurme nen hapa, dyert jane me xhama te ndare ne katrore te vegjel. Tavani me moulure [mulyre] qe eshte nje dokerim ne reliev. Mund te jete diskret (qe me pelqen) ose rokoko, qe te mbyt dekorin.
Ky nuk eshte per mua se çmimet bejne pjese te endra me te pakte 6 shifra te paartishme.
10 juillet 2008
Fiqte dhe vapa
Lezova tek peshku qe bente shume vape dhe mu kujtua kjo foografia. Pra nje arke e stermadhe me fiq. Fiqte e rregulluar me dashur. Vene ne rradhe dhe çdo rradhe e ndare me nje fije te holle sfungjeri qe frutat te marrin fryme pa u prekur.
ç'lidhje kane keta fiq me vapen dhe sidomos me vapen ne Shqiperi?
Me sakte eshte mungesa e vapes ketu eshte lidhja. Keto fruta kaq te bukura, nuk kane asnje shije. Mbajne pak ere fiku ose eshte kujtesa ime qe me bene nje loje. Bie ne çark çdo vere se i shikoj kaq te bukura, me kujtohen ato ne atdhe dhe blej. Zhgenjehem dhe me merr malli per vapen.
Nuk eshte ngushellim, sidomos kur konstatova qe polucioni ne Tirane e kishte shumfishuar vapen dhe mbytur ajrin veç kush kalon ketej, e kam fjalen qe vjen nga atdhe, na hidhni nje fik mjalt te embel.
09 juillet 2008
Nje artikull ne frengjisht mbi Shqiperine
Sot, dikush me dergoi kete artikullin ne frengjisht ku flitet mbi Shqiperine sot. Me vjen keq qe nuk munda ta perkthej. Nese ka me te vullnetshem se une nuk do ishte keq ta dergonit tek Peshku. Doja te shtoja ca komente ne pergjithesi.
Artikulli krahason Shqiperine sot me ate komuniste dhe padyshim levdon progresin demokratik. Shtohet gjithashtu qe ka nje permiresim ne situaten e pergjithshme te vendit pas nje periudhe te veshtire.
Artikulli sigurisht levdon pushtetin e sotem dhe citon shpesh kryeministrin duke marre si pike krahasimit per nje moment shume te veshtire te demokracise Shqiptare, vitin 1997 (me president ... kush e gjen?)
Shqiperia pritet te jete nje destinacion turistik ne mode mbas Kroacise ndaj artikulli ka me shume nota pozitive dhe optimiste. Te presim konstatimet kete vit dhe parashikimet per vitin e kaluar.
Sigurisht ka nga pak humor "thike me dy presa" si kane qejf francezet - Slogani per gjermanet para disa vitesh "Vini ne Shqiperi, makina juaj eshte tashme atje" apo trajtimi i konditave te keqija te bujqesise ne Veriun e Shqiperise "Te pakten produketet jane biollogjike".
07 juillet 2008
Blogues te gjithandejshem - bashkohuni
Po behen gati dy vjet qe ka filluar aktivitetin e tij blogu qe regjistron blogjet shqip, mbi Shqiperine ose shkruar nga shqiptare. Deri tani eshte folur per rreth 101 blogje dhe mendoj qe nuk eshte keq. Mendoj qe ne nje periudhe te shkurter, blogostani shqiptar eshte shtuar, pasuruar dhe diversifikuar (kjo fjala e fundit nuk e di nese ben pjese tek fjalori shqip - shqip). Nuk mund te them se jam autorja se po mos ishin bloguesit e tjere qe me dergojne adresat e zbuluara ose prezantojne blogje te identifikuara, numri nuk do te kishte afruar kete shifer. Pra nje falenderim per te gjithe.
Paragrafi i pare ishte konstatimi, tek ky i dyte kerkoj ndihme.
Me keqardhje konstatova qe nje blogues aktiv si gomari ateist u largua nga blogostani pa lene gjurme tek repertori (ka thashetheme qe ka rifilluar aktivitetin). Pra ju kerkoj ndihme te gjitheve qe kaloni ketej te me ndihmojne me identifikimin e blogjeve te rinj. Si per me shume me dergoni nje prezantim te blogut, ky i fundit do botohet menjehere, kete jau premtoj.




